• |
ide | kryesore

(FOTO) Iu sekuestruan 1 milion euro, kush fshihet pas parave dhe ekzekutimi mafioz

Lajme, Të fundit



Llogaritë bankarë në të cilat policia ka sekuestruar rreth 1 milion euro janë në emër të Roland Shëmbitrasit dhe të familjareve të tij. Roland Shëmbitrasi është ekzekutuar në Greqi vitin e shkuar.

“Në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’, në Greqi. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale”, njoftoi zyrtarisht Policia këtë të mërkurë.

Kush është Roland Shëmbitrasi

Roland Shëmbitrasi, baba i dy vajzave, është me origjinë nga Korça dhe ka jetuar në Librazhd. Më pas, së bashku me familjen ka emigruar në Greqi ku dhe jetoi për disa vite me radhë në Athinë.

Mediat greke kanë raportuar se ai ishte bashkëpronar në lokalin e natës “Joy Bar”, ku dhe u ekzekutua, në 10 tetor 2017.

Si ju bë atentati

Sipas raportimit të mediave greke lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit: atentatorët u afruan pranë tavolinës ku po qëndronte Shëmbitrasi në verandën e lokalit dhe e qëlluan tre herë me armë.

I plagosur mbeti edhe një shqiptar tjetër i quajtur Gjergji Kapaj, shkruan gazeta Panorama.

Hetuesit grekë ngritën dyshime se vrasja e tipit mafioz në qendër të Athinës mund të ketë lidhje me trafikun e drogës.

Roland Shëmbitrasi njihej edhe me nofkën Roni.



3 Comments

  1. Nuk është ndonjë gje e re që trafikantë shqiptare droge vrasin njeri tjetrin në Greqi apo Itali apo edhe në Shqipëri.
    Nuk mud të quhet “sukses” i qeverisë Rama, që një trafikanti të eleminuar nga shokët e tij konkurentë, ti sekuestrohen pasuritë.
    “Sukses” i lulëzimit të trafikut të drogës në Shqipëri, është kur një trafikant i dënuar me 21 vite burg në Itali, e me paratë e ndyra të drogës na bëhet “biznesmen i fuqishëm”, e kur mazhoranca socialiste e mer në mbrojtje, se këto para na qenkan pastruar duke i dhuruar një imami një makinë të kushtueshme, apo se paska bërë “filantropi” me këto para që bien erë krimi.
    Biznesmeni trafikant Bego, vetëm për “një fjalë të mirë” për të, i dhuron një imami nje makinë fuori strada.
    Por sa para mund të ketë marë Taulant Balla nga ky biznesmen për tenderat dhjetra milionë euroshe ?
    Falja e dënimit nga 21 vite burg në një vit e 11 muaj, është “shpërblimi” më i pakët që i ka bërë qeveria e drogës këtij trafikanti. Dëmi më i madh i është shkaktuar shtetit shqiptar, që ky trafikant i liruar nga burgu, ato dy-tre milion euro që i pat fituar nga trafiku i drogës, sot nën mbrojtjen e Taulantëve i ka dhjetëfishuar me tendera duke e shitur në publik si një biznesmen “legal” ndërtimi.
    Me këto miliona ai sot mund të blejë jo më vetëm Taulantë apo gjykatës shqiptarë, por edhe gjykatës grekë e italianë.

  2. Po pse gjithe ky popozitet ketij lajmi ky i vedkur qenka parat ne banka qenkan pune e mbaruar po keta klysh kurvash te shohin parat e droges korrupsionit ne shqiperi ka me milarda euro-dollar per te sekuestruar pare te zeza qe po i rabilitojne ne pallate te lali plehut dhe koncesione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *