• |
ide | kryesore

Gjoba nuk është asgjë, me mënyrën si dënohen lojtarët e Wolfsburg

Sport



Kohë të vështira për futbollistët e Wolfsburg: kush gabon nuk merr vetëm gjobë. “Ndonjëherë janë më efikase sisteme të tjera – ka thënë në një intervistë për ‘Sport Bild’ tekniku Bruno Labbadia, që ka aplikuar një kod të ri sjellje për sezonin e ri të Bundesligës – Mendoj përshembull të lash pjatat e të sistemosh ambjentin pas drekës. Ose të shpërndash mjetet e stërvitjes për shokët e skuadrës: nuk është sigururisht dicka zbavitëse”.

‘Manuali’ i sjelljes për futbollistët e Wolfsburg nuk limitohet me kaq: “Kemi krijuar një kod sjellje që e përcaktojmë rrethi i lojës nga ku nuk duhet dalë. Ka të bëjë me respektin, përdorimin e telefonave celularë, pak a shumë rregulli”. Do të jenë vetë lojtarët përgjegjës për aplikimin e masave: “Duhet të sigurohen se rregullat do të respektohen – përfundoi Labbadia – Nëse dikush vjen me vonesë shokët e skuadrës duhet të kërkojnë menjëherë që të aplikohet dënimi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *