• |
ide | kryesore

Kukësi harron Allën, por Blutë nuk e kanë idenë nga po i marrin lojtarët

Sport



Pa u pastruar mirë dollapi i dhomave të zhveshjes nga Albi Alla, Kukësi rrëmben zëvendësuesin e tij. Gëzim Krasniqi është vënë nën kontratë me verilindorët, që e kanë konfirmuar lajmin në faqen e tyre zyrtare. 28 vjecari është një njohje e vjetër e kampionatit tonë, duke qenë se ka luajtur më parë me Partizanin. Krasniqi do të sigurojë qendrën e mbrojtjes përkrah Shametit, duke i dhënë mundësinë edhe Cungut të ketë tashmë zgjedhje në një repart që mbeti i shkurtër, sidomos pas ikjes së Allës.

 

Ka vetëm një problem, ashtu sikurse ndodhi edhe me Harallamb Qaqin: Kukësi vazhdon të gabojë se nga kanë ardhur futbollistët që nënshkruajnë me ta. Krasniqi i kishte shkëputur marrëdhëniet me Partizanin prej kohësh dhe në sezonin e fundit luante në Maqedoni me Rabotniçkin, ndryshe nga sa mendonin verilindorët në komunikatën për shtyp të publikuar më poshtë.

FK Kukësi vijon merkaton!

Gëzim Krasniqi është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me FK Kukësin. 28-vjeçari vjen nga radhët e Partizanit ku ka luajtur për pesë vite. Ai ka nënshkruar me klubin tonë një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi për një vit.
Krasniqi luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, dhe është njohës i mirë i Kategorisë Superiore, pasi sezonet e fundit ka luajtur rregullisht në kampionatin shqiptar.

Suksese Gëzim Krasniqi!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *