• |
ide | kryesore

VIDEO/ Makina të bëra copë, shikoni skenën e aksidentit ku humbin jetën dy të rinj në Shkodër

Lajme, Të fundit



Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy të rinjve ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 01:00 të mesnatës pranë fshatit Dajç, ku makina tip ‘Benz’ ku udhëtonin të rinjtë është Aksidenti ka rezultuar fatal për Gentian Tomën dhe pasagjerin po në këtë mjet, shtetasin Robert Ejlli 25 vjeç, banues në Mabë-Lezhë.

“Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në superstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi Gentian Toma dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi Robert Ejlli 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë” sqaron policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Siç mund të shihet edhe nga këto pamje të siguruara nga Lapsi.al përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar gati shkatërrimin total të makinës tip Benz, gjë e cila u ka sjellë edhe vdekjen dy të rinjve.

https://akloser3.wistia.com/medias/vyjhn9zcoc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *