• |
ide | kryesore

Akuza e fortë nga The Washington Times: Loja e amerikanëve antiTrump, si e mbështeti Ramën Donald Lu

Lajme, Të fundit



Media amerikane Washington Times, në një analizë të publikuar ditën e djeshme shkruan se diplomatët e SHBA në Shqipëri punojnë kundër Trump.

Në shkrim ndër të tjera cilësohet se: Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë. Ne kemi dokumentuar me herët qendrimet e çuditshme të këtij ambasadori.

Shkrimi i plotë

Diplomatët e SHBA në Shqipëri, hapur si antibesnikë ndaj Trump

Departamenti i Shtetit i infektuar nga Soros në Shqipëri kërkon të mbështesë axhendën e socialistëve

Ish-Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Donald Lu, i cili u bë i njohur për imponimin e një axhende mbi popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, në mbështetje të qeverisë socialiste nën udhëzimet e Xhorxh Sorosit, në një nga vendet më proamerikane në botë. Ne kemi dokumentuar më herët këto veprime të çuditshme të këtij ambasadori.

Mandati i zotit Lu në Tiranë përfundoi para pak kohe dhe ai është riemëruar, në mënyrë interesante, ambassador në Kirgistan, një situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.

Megjithatë, duket se anti-Trumpët e majtë, emërimet e Obamës në Departamentin e Shtetit, janë akoma aktivë në Shqipëri, duke treguar hapur mungesë respekti për Presidentin amerikan, edhe pse detyra e tyre është t’i shërbejnë interesit te tij dhe për t’i raportuar direkt presidentit, që nënkupton zbatimin prej tyre të politikave të adminisitratës Trump në botë.

Lejla Moisiu-Ones është aktualisht kreu i përkohshëm i ambasadës në Tiranë deri sa mbërrijë ambasadorja e re. Por postimet e kohëve të fundit të saj në Twitter nxjerrin në pah axhendën e saj djallëzore për të minuar shefin e saj. Ajo ka ripostuar në Twitter një postim të ish-kreut të FBI të shkarkuar dhe disktredituar, James Comey, i cili kishte shfryrë në postim kundër Presidentit Trump.

A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që në mënyrë aktive minon axhendën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara? E dimë për fakt që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë ata deklaratat e politikës së jashtme që dalin nga Shtëpia e Bardhë, duke e ditur se ambasada e tyre në Tiranë nuk do t’i zbatojë kurrë ato, dhe madje do të nënvlerësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në Shqipëri?

Shqipëria, është një vend anëtar i NATO-s, po kthehet në një vend strategjik, duke qënë se kohët e fundit marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve po vihen në pikëpyetje. Qeveria aktuale shqiptare është e zhytur në trafiqet e drogës dhe në krim, por e majta në SHBA ende e mbështet atë, madje duke mbyllur një sy ndaj veprimeve të paligjshme të kësaj qeverie. Por pasja e punonjësve të pabesë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë është një problem i madh në këtë situatë.

Presidenti Trump emëroi Kathleen Kavalec të jetë ambasadorja e re në Shqipëri.

Ajo është përmendur në një hetim të kohëve të fundit të Shtëpisë së Bardhë të si një nga punonjëset e Departamentit të Shtetit që ka folur me Christopher Steele për dosjen e rreme që ai krijoi për Presidentin Trump për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë mund të ketë vënë re lojën e saj, pasi seanca e konfirmimit të saj papritmas u shty.

Ndërkohë ish-ambasadori Lu ndodhet ende në Shqipëri, çuditërisht duke mos u kthyer në Shtetet e Bashkuara, edhe pse nuk ka më detyra zyrtare në Tiranë.

Burimet na thonë se po vepron kështu për të “përgatitur” stafin e ri të ambasadës, duke u dhënë atyre udhëzimet sesi “të promovojnë” kryeministrin socialist Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë, në një përpjekje për të çimentuar axhendën e Barack Obamës në vendin e vogël ballkanik.

Qëllimi është të trumbetohet Edi Rama si “udhëheqës i madh” dhe se “reforma në drejtësi” e shtyrë nga z. Lu ishte një sukses i madh. E gjithë kjo duke injoruar efektet e vërteta të këtij procesi që ka çuar vendin të jetë pa gjykata dhe me krim të organizuar galopant. Më shumë mbi këtë çështje nesër.

Demokratët, miqtë e Obamës, do të bëjnë gjithçka për pushtet. Ata nuk kanë turp. Sigurisht, ata nuk kanë profesionalizëm, njësoj siç tregoi aktiviteti në mediat sociale i Leyla Moses-Ones.

https://www.washingtontimes.com/news/2018/aug/22/us-diplomats-albania-flout-disloyalty-trump/



17 Comments

  1. Kete artikull mund ta shkruaj nje serb ose rus. Per mua eshte e qart qe kerkon te krijoj klim antiamerikane te shqiptaret. Se gjasme disa po mbajn me hater keta ne pushtet ketu dhe po u bekan keq nje pjese te popullsis. PO JA QE ESHTE E KUNDERTA DERI ME SOT NUK NA KA ARDHE NDONJE E KEQE PREJ AMERIKES PERKUNDRAZI VETEM TE MIRA. Te dali ndonje te na thot ku ka pare keq.??? OOO QELBESIRA NUK DO U SHPETONI DOT REFORMES. HIDHUNI PERPJET BERTISNI… PER LESH DO VINI.

  2. Na pelqen, s’na pelqen ca gjera jane te verteta! Me tere keto skandale qe e kane shoqeruar kete bariun tone, ne nje vend normal, do kishte ikur me kohe(minimumi pas hekurave).
    U parcelizua vendi me kanabis, u rrit trafiku i drogerave te renda, kerciten gomonet dhe avionet, dhe perseri bariut (me tipare pikturisti) as qe i beri syri terr! Ku ishte xhaxhi ambasador apo teta me rica te kuqe?! Sikur nuk jua degjuam zerin?! Jepnin opinione pa pushim per levizjet LGBT apo YZZH, kurse kur vinte puna tek droga, hic?! Po hic fare!!!

    Something smells fishy in our lovely village!

    Varja, tani qe do kemi AIR-ALBANIA, do behemi fener ndricues ne Ballkanistan. Nuk do ta rruajme fare as per uncle Trump. 😛

  3. Fryma e shkrimit nuk ja kalon dot komenteve te salivarve te lapsi,departamenti i shtetit sikur te jete shqupi ose departamenti i propagandes se PD,nuk funksionon shba keshtu.

    1. Ish amb.Lu dihej fare qarte se cfar politike po ndiqte ne mardhenje me Ramen dhe qeverine e tij.
      Per interesa apo jo,ai i ka dhene nje pike te forte mbeshtetese qeverise socialiste.
      Aresya do te dale shume shpejt,dhe asnje çudi nuk do jete pasi te dale e verteta ne shesh.

  4. PO LU DUHET TE BEHET GJYGJE PER KRIM NDAJ NJE KOBMI SEPSE NE RADHE TE PARE NE NJEFARE MENYRE PRISHI MARRDHENJET E SHQIPERIS ME SHTETTIN ME MIK TE SHQIPTARVE NE 2-SHEKUJ KI MASKARA NUK FOLI NJEHER PER KABINIZIMIN E TERE SHQIPERIS POR PROTESTONTE PER FJALA REFORMEN NE DREJTESI ME DY PLAKA TRE DREJTORESHA TE RAMES .NUK FOLI PER VATEN DY HERE KUNDER VOTES SE SHQIPERIS KUNDER MIKUT TONE DYSHEKULLOR NUK THA NJE FJAL NUK FOLI NJE HERE PER KORRUPSIONIN NE SHQIPERI POR FOLI VETEM PER REFORMEN NE DREJTESI 5-VJET KUSH E MBAJTI TA BENTE PSE E LA VENDIN PA GJYKATA .NUK FOLI KUR LIDELI I KALIBRIT”GLOBAL” FOLI NJESOJ SI SORASI PER ZGJEDHJET NE SHBA KY PERSON DUHET TE NDESHKOHET PER KRIM PRISHJ IMAZHI TE SHBA NE SHQIPERI DOMETHE ME MIRE RUSET SE AMERIKANET KETE ARRITI KU MASKARA JA ARRITI ……………

  5. Ju lutem mos ju kundervini reformes amerikane ne drejtesi se amerikanet jua cajne sumen atyre qe I kunsershtojne. Donald Lu ju beri shurren ne koke kundershtareve te amerikes ne Shqiperi dhe vazhdon detyren prane kufijve te kundershtareve historike te amerikes, rusi dhe kine.

  6. Aman kthehu nga pushime o i madhi “zonjushe” me sy blu Andi! Ka ngelur lapsi ne duart e ar dhe te pa emrat e saliut! As “info” nuk po komenton me! Kthehu andi nga pushimet se kemi edhe saliun pa qejf! Po e le memoria! Tosi po perpiqet i shkreti por pa sukses!Mos u bej zemergur zonjushe kthehu!Lerjau te tjereve te bejne punen tende…?

  7. Nje artikull ne nje gazete kaq te madhe amerikane qe shkruan per nje vend kaq te vogel si yni ( vetem 2 miljon banore, sa gjysma e lagjes se Harlemit),
    ….dhe per nje ambasador kaq te vogel dhe pa rendesi sa Lu (i fundit ne listen e ambasadoreve , imagjinoni shkoi ne kirgistan , ne mos gabohem) ,
    ….dhe nje shkrim me kaq detaje te hollesishme te jetes politike shqiptare dhe sidomos te akuzave te opozites,
    …dhe me emra te pervecem qe amerikanet as qe i kane degjuar ndonjehere ne jeten e tyre,…….
    mua me ben shume te dushoj se eshte paguar nje shume e madhe dollaresh per kete artikull.

    Qe nga termat e perdorur , nga menyra e te shkruarit, akuzat copy-paste te opozites…. duket qe dicka nuk shkon ketu.

    Duket qarte se ky artikull eshte bere me shume per shqiptaret se sa per amerikanet ( qe as nuk ju rruhet fare per shqiperine)

    MOS ME KEQKUPTONI , NUK DUA TE VE NE DYSHIM AKUZAT E SHKRUARA ATY ( i lexojme perdite ne kete portal) , Por vazhdimi i praktikes idiote se po te shkruash dicka ne nje gazete te huaj behet me shume jehone ne shqiperi dhe besohet me shume , mua me duket idiote dhe dilitante. Shqiptaret i shohin me sy vete perdite se cndodh ne shqiperi si per mire ashtu dhe per keq .

  8. Filluan -”kalemxhinjte-e ”shkolluar”te ridhjerjes ti kundervihen gazetes me ta madhe amerikane .Kur botohet ndonje artikull qe jep pak levdata per partine dhe qeverine e ridhjerjes ne kete gazete ju kundervihen te tjereve qe ky eshte artikullqe e ka botuar nje gazete amerikan ,kur nuk ju vjen pas qerres tyre thone;eshte dhene shume e madhe per kete artikull nga njerez te opozites qe e kane botuar.

  9. Nuk e mor me men sesi ca zagare zorrosian i bojn pordh presidentit amerikon,si nuk po i zhduk ka faqja e dheut ket rrac qelbsinash

  10. O kundershtare te artikullit” thoni,,, a jane te verteta ato qe shkruan gazeta me qendrimin pro rilindas, e qe ka fshehur tere shkeljete maskaralleqet qe ka bere ky pushtet? Nese ish ambasadori nuk ka vepruar keshtu, nuk do thoheshin gjerat tamam sic i ka bere, por dale, se do i dalin edhe te tjera, e pastaj si do na i komentoni? Duket, qe ky pushtet i ka duart e lyera me maskaralleqe qe do u vije koha edhe ketyre te kalojne ne vetingun e amerikes.

    1. Asgje nuk do ti dali se edhe keto ‘zullume’ qe thua ti se i kane dale jane thjesht debillliqe. Cdo ambasador punon sipas agendes se shtetit amerikan . As nuk do te guxonte te adaptonte axhenden e Sorrosit ( nese egziston nje e tille) dhe aq me keq par te rrezuar presidentin e Amerikes . Po te ishin te verteta keto qe shkruan artikulli do ta merrnin per lexkash , ambasadorin Lu, per 24 ore dhe do ta fusnin ne nje biruc ne Amerike. Thirrini llogjikes. Nje ambasador liliput ne nje vend me 2 miljon banore po punon per te rrezuar trumpin.
      Artikulli i mesiper eshte shkruar thjesht per konsum mediatik te brendhshem shqiptar.

      Dhe Lu ja u ka thene disa here se ‘une jam nje burokrat i devotshem i shtetit tim , dhe asgje nuk bej pa marre aprovimin e ministrise se jashtme amerikane’..

      Keto lloj artikush jane produkt i mirfillte e atij qe quhet LOBING ( pagim dollaresh) . Rama lobon per te shkruar artikuj qe ta lavderojne , keta te PDs lobojne per te shkruar artikuj qe ta ulin Ramen.

      Dhe komentuesit partiake i ‘nxjerrin syte’ njeri-tjetrit neper portale duke qene pro apo kundra ketyre artikujve

  11. Me dukesh se je shume-pederast-perderi sa e mbajtke karin ne goje dhe bolet ne bythet o i – pa emri-yne -me

    ————respekteElisaSpiropali nepunsja e skenderbeut tone Edi Hama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *