• |
ide | kryesore

Nga Botërori në shtëpi…Guerrero pezullohet deri në fund të prillit 2019

Sport



Paolo Guerrero kthehet në faqet e para të gazetave. Pasi dështoi në kontrollin antidoping në dimrin e vitit 2017, peruani arriti falë avokatëve dhe ndihmës së kapitenëve të kombëtareve me të cilat Perù do të luante në fazën e grupeve, të merrte pjesë gjithësesi në Kupën e Botës, duke fituar një ngrirje të skualifikimit të Tas deri në mbyllje të kompeticionit. Por tani sulmuesi u kthye përsëri në telashe me heqjen e ngrirjes së pezullimit.

Guerrero do të kthehet në fushë në prillin e vitit të kaluar. Një lajm i keq për të dhe Internazionalen e Porto Alegre, skuadër me të cilën është bashkuar me parametër zero pas përfundimit të kontratës me Flamengon. Guerrero ishte dënuar të kryente një vit pezullim, që më pas u kthye në 6 muaj falë avokatëve të tij: një rezultat që u pranua nga sulmuesi që do luante kështu në Botëror. Telashet erdhën në 14 maj 2018, kur Tas i Losanës i dha një dënim prej 14 muajsh. Vetëm se Gjykata Federale e Zvicrës pranoi që kapiteni i Perusë të merrte pjesë në Botëror. Tani nuk ka më asgjë për të bërë.

Një lajm i vështirë për Guerreron, por që sipas llogarive mes dënimit të kryer dhe muajve që mbeten, El Barbaro do të kthehet në fushë në prill të 2019, në kohë për të ndihmuar skuadrën e mbi të gjitha për të marrë pjesë në Kupën e Amerikës, që do të zhvillohet në Brazil në 14 qershor. Sulmuesi do të vendosë përsëri shiritin e kapitenit të Albirroja në atë që me shumë mundësi do të jetë turneu i tij i fundit i madh me Perunë. Do të shkojë aty me pak ndeshje në këmbë, por është gjithnjë më mirë se ta shohë nga pankina…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *