• |
ide | kryesore

Video/ Juventus i pathyeshëm: Ronaldo nuk po shënon në fushë, por në bursë i ka dhënë rekordin Juventus

F1, Sport



Cristiano Ronaldo nuk shënon në të dytën ndeshje rradhazi në Serie A, ndërsa Juventus nuk ka nevojë për golat e portugezit për të thyer 2-0 Lazion e për të shkuar në vendin e parë të renditjes me pikë të plota. Madje kampionët e Italisë duket se golin e portugezit e kanë shijuar në kuotime, ku vetëm me ardhjen e tij CR7 i ka shtyrë përtej barrierës së 1 miliard euro në bursën italiane.

Sipas Calcio e Finanza, një faqe e specializuar në sport e financë, në mbylljen e biznesit javor, Juventus është vlerësuar 1,04 miliardë euro (1,2 miliardë dollarë). Është hera e parë që klubi arrin në një nivel të tillë, që nga hyrja në bursë në 2001. Aksionët e Juventus janë rritur me 55,15% në bursë nga 1° korriku, duke shkuar nga 0,660 euro në 1,024 euro.

E ndërkohë, tentativat në fushë nuk po rezultojnë të duhurat për Ronaldon, që këtë herë përballë Lazios është ndalur nga Strakosha, pa arritur të lërë shenjën e tij në fitoren e dytë bardhezi. Por sezoni sapo ka filluar dhe portugezi po ngroh motorët, duke i lënë për momentin skenën e Stadium për Pjanic e Mandzukic.


https://clips.clippit.tv/qvmwmv/720.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *