• |
ide | kryesore

F1/ Vettel ngjyros Belgjikën të kuqe pas 9 vjetësh, Hamilton limiton dëmet

Sport



Triumfon Ferrari, triumfon Sebastian Vettel. Sukses force, në Spa, në cirkuitin mitik e mbi të gjitha ku favorit prej vitesh ka qenë Mercedes me motorin e tij të fuqishëm. Kështu një triumf i jashtëzakonshëm i pilotit gjerman, për moralin e ndërgjegjësimin se janë më të fortë se Shigjetat e Argjendta të Shtutgartit.

Një garë e dominuar nga Vettel, i nisur nga pole position e që i jep një hap të vogël përpara rivalit të tij të madh Lewis Hamilton edhe në klasifikimin. Anglezi i Mercedes e mbyll në vendin e dytë, duke limituar dëmet (231 pikë, kundër 214 të Vettel). Ferrari i gëzohet triumfit të pilotit të tij që ngjyrosi Belgjikën të kuqe, por për konstruktorë Mercedes zjeron avantazhin.

Kimi Raikkonen u tërhoq nga gara, për shkak të përplasjes kaotike të kthesës së parë me Ricciardon, ndërsa Valtteri Bottas, edhe pse i nisur në vendin e 17°, e mbylli garën në vendin e 4°. Mercedes udhëheq tani me 375 pikë, Ferrari 360. Skuderia italiane nuk fitonte në Spa që nga 2009, por thyen mallkimin me triumfin e 13 me kokëkuqen të Vettel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *