• |
ide | kryesore

Super-Bregu fundos Kastriotin: Vlonjati arma plus e Shehit për titullin

Kryesore, Sport



Është herët të flasësh për titull, kur kanë kaluar vetëm dy javë kampionat. Por nëse llogaritë bëhen me një skuadër që e ka fituar atë 7 herë në 8 vitet e fundit e që në formacion ka 7 nga 11 lojtarët e trofeve me një emër plus – Dejvi Bregun, atëherë dy fitoret radhazi bëjnë sens dhe kundërshtarët duhet të frikësohen.
Orges Shehi e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin dhe aventurën e tij si trajner: dy fitore, 4 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Më mirë se kaq…

Vetëm se në 0-3 e fiksuar në stadiumin “Redi Maloku” korcarët kanë patur Bregun në një formë të jashtëzakonshme: dy gola për vlonjatin në sfidën me Kastriotin. Në minutën e 30 shtatshkurti ishte magjistral në goditjen e dënimit, ndërsa kompleksoi portierin Kuka 5 minuta nga fundi, pas asist të Oto Xhon.

Demte në fakt ishte ai që hapi rezultatin shifrat, pas një asisti të nga Krasniqit, por tani Skënderbeu ka 6 pikë dhe me një Bregu kështu ëndërron larg. E provoi Kastrioti, që kishte marrë besim pas suksesit në Gjirokastër, por korcarët ishin shumë të fortë dhe të gjithë janë të paralajmëruar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *