• |
ide | kryesore

Skënderbeu pret golat, Krasniqi kënaqet me fitoret

Sport



Periudhë delikate për Blerim Krasniqin, sulmuesin e Skënderbeut që e pa veten në më pak se një vit të kalonte nga Kategoria e Parë në titullar të kampionëve në fuqi. Por në tre ndeshjet e para zyrtare sezonale, Superkupa kundër Laçit dhe dy sfidat e kampionatit, pavarësisht tre fitoreve të arritura nga korcarët, sulmuesi ka shënuar vetëm një herë. E megjithatë, ish-lojtari i Apolonisë e merr me qetësi, duke u kënaqur me faktin e sukseseve të skuadrës.

“Golat janë të rëndësishëm për një sulmues – shpjegohet Krasniqi, por nuk jam i shqetësuar për këtë. Kampionati sapo ka nisur dhe ka kohë për tiu gëzuar edhe fitoreve personale, për tani kënaqem kur mendoj fitoret e skuadrës dhe mendoj se ky Skënderbe do të jetë edhe më i mirë se ai i sezonit të kaluar”.

Mund të jetë edhe kështu, vetëm se Krasniqi harron se për të arritur trofe, Skënderbeu ka nevojë për golat e sulmuesit të tij kryesor dhe sezonin e kaluar ai ishte një farë Sowe, që bëri frikshëm diferencën. Ndaj nëse Krasniqi i mendon bardhekuqtë edhe më të mirë, duhet të fillojë ti jap një dorë me gola në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *