• |
ide | kryesore

Audio përgjimi/ Të gjitha anët e shantazhimit të gjykatësit të Strasburgut

Kryesore, Lajme



Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut thotë se kërkesat zyrtare dhe “qasjet e papërshtatshme” të qeverisë shqiptare u përballën me refuzim të plotë dhe se nuk mund të kishte “marrëveshje” mes presidentit të saj dhe Shqipërisë pasi çështjet trajtohen vetëm në rrugë gjyqësore.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut deklaroi se qeveria shqiptare ishte përpjekur përmes “qasjeve të papërshtatshme” dhe takimeve zyrtare në vitin 2014 që të siguronte një shtyrje të shqyrtimit për dhjetra çështje të depozituara në Strasburg për kthimin dhe kompensimin e pronave-fatura e të cilave kërcënonte me falimentim financat e shtetit shqiptar.

Një zëdhënës i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut i tha BIRN se të dyja lëvizjet e qeverisë shqiptare u përballën me “refuzimin e plotë” si nga gjyqtari Ledi Bianku, ashtu edhe nga autoritetet më të larta të Gjykatës së Strasburgut, të cilët u takuan asokohe me një delegacion zyrtar shqiptar.

“Në vitin 2014, një zyrtar i afërt me qeverinë (zoti Denar Biba) kontaktoi zotin Ledi Bianku, gjyqtar i Shqipërisë, duke i kërkuar që Gjykata të shtyjë shqyrtimin e çështjeve që lidhen me kthimin e pronave. Gjyqtari Bianku i tregoi këtij personi se një qasje e tillë ishte e papërshtatshme dhe informoi menjëherë Presidentin në atë kohë të Gjykatës, Dean Spealmann,” – tha zëdhënësi i Gjykatës së Strasburgut në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjeve të BIRN. Ai shtoi se për rastin në fjalë ishte njoftuar edhe presidenti aktual i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Guido Raimondi, sapo ky i fundit kishte marrë detyrën.

Përmes këtij reagimi, Gjykata e Strasburgut konfirmon takimin mes Denar Bibës, asokohe kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik dhe sot nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjyqtarit Ledi Bianku dhe i referohet atij si “qasje e papërshtatshme”.

Një audiopërgjim i pjesshëm i bisedës ku dëgjohet vetëm Biba u publikua të martën nga Exit.al, ku ky i fundit dëgjohet t’i përcjellë gjyqtarit Bianku një mesazh nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi që “t’u gjendet në këtë histori [shtyrjen e çështjeve]”. Në audiopërgjim, Biba dëgjohet gjithashtu të thotë: “A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë”.

Publikimi i audios u pasua nga deklarata të ashpra të partive opozitare, PD dhe LSI, të cilat e akuzuan kryeministrin Edi Rama se kishte ushtruar shantazh ndaj një gjyqtari të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe se kishte tentuar të ndikonte mbi një vendim të kësaj gjykate. Përmes një reagimi të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mazhoranca e zhvlerësoi episodin si një “takim mes miqsh” dhe e krahasoi denoncimin me çështjen e “Babales”.

Edhe protagonisti i audios, Denar Biba e prezanton ngjarjen si një takim me njërin prej miqve të tij më të mirë, ndërsa refuzon në mënyrë kategorike që të ketë ushtruar shantazh ndaj Biankut apo që t’i jetë bërë e ditur prej këtij të fundit se “ishte një kontakt i papërshtatshëm”. Ai këmbëngul se biseda është spërdredhur në mënyrë malinje dhe se qëllimi i tij i vetëm ishte të merrte këshilla nga ish-pedagogu i tij për zgjidhjen më të mirë të çështjes-e cila ishte zyrtare dhe aspak e fshehtë.

“Në Strasburg kam takuar Ledi Biankun, është një nga miqtë e mi më të mirë, e kam pasur si guru në jetë. I kam treguar qëllimin e vizitës, i kam thënë që jemi këtu për të kërkuar shtyrjen,” – tha Biba në një bisedë telefonike për BIRN.

Biba i tha BIRN se në Strasburg kishte shkuar si ekspert i të drejtës kushtetuese së bashku me delegacionin që kryesohej nga zv.kryeministri i atëhershëm, Niko Peleshi. Ai pranoi megjithatë se nuk kishte qenë i pranishëm në takimin zyrtar që delegacioni zhvilloi në të njëjtën ditë me presidentin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Dean Spealmann.

I pyetur nëse takimin me gjyqtarin Bianku po bëhej me porosi të sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Rama, Ëngjëll Agaçi, Biba u përgjigj se nuk e kujton kontekstin e përmendjes së Agaçit, ndërsa shton se “sekretari i Përgjithshëm më ka thënë që për shkak të ekspertizës duhet të jesh pjesë e ekipit”. Ai e quan gjithashtu spekulim atë pjesë të bisedës që flet për “trenin” apo “kompromiset në jetë”.

“Metafora e trenit është për mua. Shoku im, Ledi Bianku me pyeti, pasi kishte pritshmëri për studentin e tij, më thotë po t’i pse vajte te Komisioni i Prokurimit Publik. Dhe i tregova historinë. Nuk është qejf të mbetesh pa punë. I thashë që më tha një miku im një herë të vjen treni në stacion,” – shtoi Biba.

“Si mund të shantazhohet një gjyqtar i Strasburgut,” pyet më tej ai. “Për shkak të rrethanave që i krijon gjykata, ai është i pashantazhueshëm. I bëhet shantazh një njeriu të shantazhueshëm (jo atij). Është naive fare,” shtoi më tej Biba, duke kërkuar publikimin e plotë të bisedës.

Gjyqtari i Shqipërisë në Strasburg, Ledio Bianku refuzoi të bënte komente mbi ngjarjen. Edhe zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN.

Refuzimi i Strasburgut

Takimi mes Denar Bibës dhe Ledio Biankut u zhvillua në kohën kur qeveria e kryesuar nga Rama tentoi të merrte një shtyrje të dytë të shqyrtimit të çështjeve të pronave të aplikantëve shqiptarë në Gjykatën e Strasburgut. Kjo perspektivë ishte hapur me çështjen pilot “Manushaqe Puto v.Albania” në korrik të vitit 2012, ku Gjykata kishte vendosur të shtynte për një periudhë kohore çështjet e ngjashme, duke i lënë si detyrë qeverisë shqiptare përmirësimin e masave për kthimin e pronës në nivel kombëtar.

Ndërkohë që qeveria shqiptare dështoi të prezantonte një plan për zgjidhjen e çështjes së pronës deri në përfundim të afatit 18 mujor, kabineti i kryesuar nga Rama synoi të merrte një shtyrje të dytë jo më në sallën e gjyqit, por përmes takimeve të emisarëve politikë me autoritetet drejtuese të Gjykatës së Strasburgut.

Një kërkesë e tillë, sipas zëdhënësit të Gjykatës u përball me “refuzim të plotë” gjatë takimit zyrtar mes delegacionit të drejtuar nga Peleshi dhe Presidentit Spealmann në qershor 2014-duke u cilësuar në kundërshtim me rregullat proceduriale.

“Veçanërisht, çdo vendim i tillë është kompetencën e Dhomës përpara së cilës çështjet ishin në pritje dhe nuk mund të merret nga presidenti i Gjykatës. Për më tepër, një kërkesë e tillë mundet të shtyrtohet vetëm në përputhje me rregullat normale proceduriale,” tha zëdhënësi i Gjykatës së Strasburgut.

“Nuk ka pasur pra, dhe as nuk mund të kishte një “marrëveshje” mes Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Shqipërisë në lidhje me shtyrjen e mundshme të çështjeve në fjalë,” – shtoi zëdhënësi.

“Marrëveshja me Gjykatën e Strasburgut” u përmend me eufori nga kryeministri Edi Rama në një fjalim në parlament në vitin 2016, kur Dhoma përkatëse e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut vendosi pro shtyrjes së shqyrtimit të çështjeve të pronës-ndërkohë që qeveria shqiptare miratoi një ligj për kompensimin e pronarëve, i cili u kundërshtua nga këta të fundit.

“Megjithatë, kjo shtyrje nuk ka lidhje me ngjarjet e vitit 2014. Gjyqtari Bianku nuk mori pjesë në këtë vendim pasi ai ishte tërhequr nga këto raste,” – tha zëdhënësi i Gjykatës së Strasburgut, i cili përforcoi mesazhin se të gjitha vendimet e Gjykatës merren nga formacionet gjyqësore dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara në Rregulloren e Gjykatës./Aleksandra Bogdani, Vladimir Karaj/BIRN



12 Comments

  1. bert ti po han mut madje mut qenefi negjmije ku ter monstrat e botes kan dhjer si stalii,hrushqovi,popoviqi,enveri,ramizi,kristaq rama,spiro koleka,mao LUU ce duni,tito,gjelil gjoni,etjnga ketu lindet ju krymbat e tyre ruqi,edvinka,xhafa,balla e ti.

  2. O idiot rilindas, nesër ky palla i gjatë nqs i pëlqen prona jote apo gruaja jote do të ta marrë se ashtu i pëlqen.

    Hapi sytë or qorr sa nuk është shumë vonë!

  3. A mund te zgjidhej ne Gjykaten Kushtetuese ky Biba-ni i Vitit te Ri kur nuk ka asnje dite ne sistem si Gjykates? Po na cudisin e po shkojme te gjykatesi “marangoz i kohes se E. Hoxhes” qe denoi me pushkatim gjithe ata intelektuale te Tiranes, qe eshte fakt, keshtu??? Amani se kam nje pastruese te mire, a e coni dot ne Gjukate Kushtetuese pasi te kete kercenuar… Besimin qe mbedh i shkreti kanace ne lagje?

  4. Une te q. Ty e rilindjen more rrot ariK.ty dhe gruan po ta pallojne salikaret po nuk te dolen kalo nga rilindja se jane pushtet paguajne mire.ti mor MUT te prish dhe gojen,bastard rrace muti.

    1. O idiot po unë nuk të shava dhe as të përmenda as edhe një fjalë vulgare, ndryshe nga ju rilindasit që jeni vetë vulgu në pushtet.

  5. Mos u merrni me Bertin se eshte autik. Thone qe kur ka qene i vogel ka kaluar dhe meningjitin. Tashti si rilindas koketrashe qe eshte ka filluar vesh dhe tanga si udheheqesi global

  6. Autiku te ben me vajze o kodosh i salikarit ti dhe te ofendon pastaj thua nuk thash gje pjelle e babait te vicidolit.

  7. Bert qe ti qihesh ne bythe e dime te gjithe, mos te vij turp ta pranosh. Ne fund te fundit smund te ngelesh prapa kryetarit o Autik me Tanga. Sa per vajze ti te ha karin, keshtu me tha jot shoqe se sa u ndava me te

  8. Me vrap ilacet o salikar te ruash mend e kokes se ke dhe familje lere salikarin ne te veten se makth i madh e ka zene ne kete kohe.shtatori po vjen ku i dihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *