• |
ide | kryesore

CR7 rrezikon të shkelmohet kundër Parmës, Bruno Alves: “Kam lejen e mamasë së tij”

Sport



Ndonjëherë miqësia të lejon edhe të bësh kërcënime. Bruno Alves e Cristiano Ronaldo do të përballen si kundërshtarë në fushë në Tardini, për sfidën e kampionatit italian mes Parmës e Juventus. Janë miq të ngushtë, por të shtunën do të jenë kundërshtarë dhe kjo i ka mjaftuar mbrojtësit portugez të zbulojë një histori zbavitëse në një intervistë për Tuttosport: «I kam kërkuar mamasë së tij lejen që ta marr me shkelma kur ta kem përballë si kundërshtar në kampionat. E ajo pranoi, por kjo nuk do të ketë asnjë influencë në miqësinë tonë», përfundoi Bruno Alves, që me pak humor, por gjithësesi i ka dhënë paralajmërimin e parë Cristianos se në Tardini do të ketë jetë të vështirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *