• |
ide | kryesore

Klani Ronaldo kundër Modric, pas Mendes edhe motra e CR7: “Këtu janë numrat! Gjykoni ju …”

Sport



Klani Ronaldo nuk është dakord: “Player of the Year”, çmimi për lojtarin më të mirë absolut i akorduar nga UEFA për Modric, ende nuk është “përtypur” nga ylli portugez i cili refuzoi të merrte pjesë në ceremoninë e Montecarlos, për super agjentin e tij që reagoi ashpër, për vetë Juven, por edhe për familjarët e tij.

Reagimi i këtyre të fundit ka ardhur përmes rrjeteve sociale pikërisht nga Katia Aveiro, motra e Cristianos, që në Instagram ka shprehur me sarkazëm zhgënjimin e tij duke postuar një tabelë që krahason numrat e vëllait të saj dhe atyre të Modric në Ligën e Kampionëve që lamë pas: “Gjithçka e qartë! Gjithkush nxjerr konkluzionet e tij”.

Ndeshjet, golat dhe asistet e dy ish-shokëve te Real Madrid: të dhënat në të vërtetë janë në favor të portugezitve, por me sa duket nuk mjaftuan për të bindur votuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *