• |
ide | kryesore

Kylie Jenner i rikthehet injektimit të buzëve

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner i habiti të gjithë teksa disa javë më parë zbuloi se kishte hequr të gjithë acidin për mbushjen e buzëve. Për këtë vendim të papritur Kylie u komplimentua nga ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

 

Madje një burim për “Hollywood Life”, zbuloi se Kylie e kishte marrë këtë vendim pasi pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, Stormi, ajo ka gjetur paqen dhe ka fituar besimin në vetvete.

 

“Që kur Kylie është bërë nënë ka ndryshuar shumë. Një nga ndryshimet më të mëdha është fitimi i besimit në vetvete. Dashuria e madhe për vajzën e saj Stormi, e ka bërë Kylien të shikojë çdo gjë ndryshe, veçanërisht veten e saj”, – ka treguar një burim shumë i afërt i Kylie-t për “Hollywood Life”

Mirëpo të qenit natyrale ka zgjatur shumë pak për Kylie-n, pasi ajo i është rikthyer sërish mbushësit të buzëve dhe për më tepër ka ndryshuar edhe modelin e flokëve.

Nga prerja “BOB” tashmë i ka flokët e gjata platin, por ka rënë në sy edhe për faktin që i ka përsëri buzët e fryra.

 

Fotot e fundit që ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram na tregojnë se Kylie nuk ka arritur t’i rezistojë mbushësit të buzëve, pavarësisht se fansat e saj u gëzuan pa masë kur ajo u shfaq natyrale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *