• |
ide | kryesore

Me golat ndaj Huesca, e gjithë Liga nën këmbët e Messi

Sport



Kishte mbetur vetëm një skuadër në La Liga pa i shënuar dhe kjo vetëm sepse ende nuk ishte përballur me Barcelonën e Lionel Messit. 90 minuta dhe dy gola të argjentinasit, që ndihmuan Barcelonën të përmbyste avantazhin e papritur të Huesca në Camp Nou, fitore që më pas u shndërruar në goleadë.

Rekordi i ri i Messit është vendosur: të gjitha skuadrat e kampionatit spanjoll e kanë provuar dëshpërimin përballë kapitenit të Barcelonës, që vazhdon të ketë shifra të frikshme edhe në sezonin e ri të La Liga.

Messi (16′), autogoli i Pulido (24’), Suarez (39’), Dembélé (48’), Rakitic (52’), përsëri Messi (61’), Jordi Alba (81’) e Suarez (93′) fiksojnë rezultatin në 8-2.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *