• |
ide | kryesore

VIDEO/ Pas akuzave të opozitës, Xhafaj nxjerr policinë në rrugët e Shkodrës… për show

Lajme, Të fundit



Pas akuzave të opozitës e cila mblodhi grupin parlamentar në Shkodër, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtori i policisë së SHkodrës janë vënë në lëvizje. Pasditen e së hënës janë vënë re forca të shumta të policisë që patrullonin në rrugët e qytetit. Sipas disa pamjeve të publikuara nga Report Tv shihen furgonë të policisë që patrullojnë në lagjen Rus pranë Dobraçit.

Në këtë zonë jeton familja Bajraj që është akuzuar nga Partia Demokratike pak ditë më parë si e përfshirë në botën e krimit. Njëri prej anëtarëve të familjes është Safet Bajraj, që u bë i njohur pas historisë së përplasjeve në Belgjikë dhe akuzave nga PD, si i lidhur me një deputet të majtë. Sipas të njëjtave burime po kryhen edhe kontrolle në disa banesa, por ende nuk ka një njoftim për rezultatet. Për momentin rëndësi ka spektakli në rrugët e Shkodrës. ©LAPSI.al

https://youtu.be/uqwHJDTpU14



4 Comments

  1. Po kur ska rend pse ska, kur del policia ne rruge, pse del!!! Tani duhet te dijme dhe ne si shoqeri cfare kerkojme. Kur rendi tronditet, shteti nderhyn.

  2. Ka bere gabim qe policia ka dale neper rruge,nuk duhej te dilte bandat duhet te jene te lira kur vrasin qe saliu dhe luli te bejne opozite.

  3. Nuk ka faj edvini e xhafa, por tipat si dy komentuesit e parë plehra militantë që i votojnë këta kriminelë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *