• |
ide | kryesore

Gjirokastër, kallëzohet në prokurori pronari i magazinës me 18 tonë makarona të skaduara

Lajme, Të fundit



Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Prokurorinë e Gjirokastrës ka nisur hetimet për çështjen e magazinës me 18 tonë makarona të skaduara.

Policia njofton se, është bërë kallësim për shtetasin Mihal Barka., 59 vjeç, banues në Gjirokastër pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e përfaqësuar prej tij në bashkëpunim me AKU Gjirokastër, janë gjetur mallra ushqimore dhe industrial të llojeve të ndryshme pa etiketa në gjuhë shqipe dhe të padeklaruara në organet tatimore.

Ndërkohë një ditë më parë AKU njoftonte se magazina me 18 tonë mallra të skaduara i përkiste subjektit ‘Vaka Treg’ Sh.p.k. Identifikimi i këtij rasti u bë pas një investimi të emisionit ‘Stop’ në Tv Klan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *