• |
ide | kryesore

Mobilizohen serbët në Veri të Kosovës, Vuçiçit do t’i bëjnë pritjen më të madhe që nga viti 1999

Lajme, Të fundit



Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar sot se interesimi i serbëve për vizitën e paralajmëruar të presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë është shumë i madh dhe se me dëshirë të madhe presin fjalimin e tij.

Ai tha për Tanjug se interesimi për këtë vizitë është më i madhi deri më tash, transmeton KosovaPress.

“Qindra qytetarë çdo ditë na kontaktojnë me dëshirën që të dinë për detajet e vizitës dhe me përgjegjësi pohoj kjo do të jetë pritja më e madhe për presidentin e Serbisë që nga viti 1989 në Gazimestan”, tha Rakiq.

I pyetur se çfarë presin nga vizita e Vuçiqit, ai tha se serbët presin mbështetje dhe inkurajim nga presidenti i tyre, të cilit i kanë dhënë besimin e tyre.

“Në zgjedhjet për president, sikurse e dini, mbi 80 për qind e votave mori Vuçiqi dhe për këtë përsëris se ne nuk kemi shtet tjetër përveç Serbisë”, tha kreu i Listës Serbe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *