• |
ide | kryesore

Morata zbulon: “Ronaldo te Juve, e dija që përpara Botërorit”

Sport



Rrëfime befasuese nga bota e merkatos futbollistike. Vijnë pikërisht nga sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata për të cilin në fund të majit dhe në fillim të qershorit u fol se donte të kthehej te ish-skuadra e tij Juventus. Por kjo gjysmë ëndrre në fillim të verës avulloi menjëherë sepse spanjolli – sic zbulon sot – që në ditët që paraprinin Botërorin e Rusisë kishte mësuar se Juventusi kishte blerë (ishte gati të blinte) Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për programin spanjoll El Larguero, ish-ylli i Juventusit Alvaro Morata tregoi: “Mendoja se CR7 ishte gati për të rinovuar me Real Madridin, pastaj në verë, para Kupës së Botës, bisedova me një menaxher të Juventusit dhe ai më tha se do ta blinin, gati nuk e besova. Nuk e di pse donte të ikte nga “Blancos”, do të ketë pasur arsyet e tij të forta, por sigurisht shkoi në një tjetër klub spektakolar si Juventusi, ndoshta favorit i vërtetë për të fituar Champions e ardhshëm. Që më parë taktikisht ishte një nga më të fortët, por kur edhe Cristiano do të fillojë të shënojë do të bëhet një skuadër shumë e rrezikshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *