• |
ide | kryesore

VIDEO / Liga e kombeve: Dritëhijet e fitores së Shqipërisë ndaj Izraelit

Sport



Super Strakosha mbajti në lojë Shqipërinë në pjesën e parë, me tre ndërhyrje decizive që do ta kishin komplikuar keq ndeshjen, nëse do ishin realizuar dhe Taulant Xhaka fshin fantazmat e të kaluarës me një gol spektakolar. E nisin me rezultatin e duhur Ligën e Kombeve kuqezinjtë, që megjithatë kanë treguar gjithë problemet e folura në vigjilje, me një lojë nën ton e me reparte të ndara nga njëra tjetra, por vetëm në pjesën e parë. Mbrojtja mbetet problematike, e kjo jo vetëm për pasimin e gabuar tek Dabbur. Djimsiti e Veseli luanin për herë të parë në qendër dhe kjo u duk kur lejonin hera herës carje të frikshme. Për fat Strakosha ishte barrierë e pakalueshme për sulmuesit izraelite, me sigurinë e një eksperti Jo normale për moshën e re. Mesfusha e arsyeshme, por fizikisht nën ritmin e shpejtësisë së kundërshtarit. Përpara Guri shumë I izoluar. Shkodrani u mundua të bëntë dicka me rastet që iu dhanë, por një herë u ndal nga portieri dhe një herë nga flamuri I asistentit të Kassai. 45 minuta ndoshta ishin pak, por kaq mendoi Panucci që provoi më pak finesë dhe më shumë fizicitet në pjesën e dytë me Balaj. Lëvizja ishte e gjetur sepse prezenca e tij u ndje. Gjëra të mira sigurisht kuqezinjtë bënë edhe përpara golit. Xhaka tregoi kualitetin goditës, pasi kishte dhënë frymë mesfushës bashkë më Memushajn e Bashën. Loja e të besuarve të Panuccit u rregullua si me dorë, ndoshta e kishin ndjerë shumë peshën e miqësoreve të humbura. Mirë edhe Hyka, I venitur në pjesën e parë, por eksploziv në të dytën, duke u bërë pjesë e këtij suksesi të rëndësishëm me shiritin e kapitenit. Misioni u përmbush rradhën e ka Skocia…

https://www.youtube.com/watch?v=WiKfPCXiW6E



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *