• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve/ Panucci dhe lëvizjet në formacion për të surprizuar një Skoci me probleme

Sport



Lodhja, taktika e cilësia: këto janë përbërësit që duhet të përllogarisë tekniku i Shqipërisë Christian Panucci për ndeshjen sonte në mbrëmje (ora.20.45) në Hampden Park kundër Skocisë. Thuhet se skuadra fituese nuk ndryshohet, por italiani është deri diku i detyruar të bëjë ndonjë lëvizje.

Dy ndeshje në katër ditë për lojtarë që nuk është se kanë minutat e duhura në këmbë, nuk është e këshillueshme edhe kur bëhet fjalë për elementë të rëndësishëm si Ledian Memushaj. Mesfushori mund të jetë I sakrifikuari i Panuccit për një zgjedhje me dinamike, ndërkohë që Ergys Kaçe është opsion vetëm për pjesën e dytë, nëse tekniku vendos në fund të vazhdojë sërisht me vlonjatin në qendër.

Binaku bindi në të majtë dhe Agolli mund ta shohë përsëri ndeshjen nga pankina, në kohën kur Mavraj është i predispozuar të kthehet të luajë përkrah Djimsitit, me Veselin që duhet ti hapë vendin shtatlartit me eksperiencë.

Edhe në sulm mund të ketë rrokadë shkodranësh: Balaj duhet të nisë si titullar, me atë që tregoi në 45 minutat e dyta kundër Izraelit. Në krahasim me Gurin, ai është më potent fizikisht, duke humbur dicka në tekniku, por ndoshta përballë robustëve skocezë Panuccit i duhet pikërisht një luftëtar si Balaj, që të kontrastohet në cdo top.

Skocia nuk është se i ka gjërat e qarta gjithashtu. Një nga dilemat është krijuar se dy lojtarët më të mirë të skocisë – Andreë Robertson dhe Kieran Tierney – kanë të njëjtin rol dhe aftësia e Tierney për të ndihmuar mesfushën reduktohet ndjeshëm nga rreshtimi më tre mbrojtës.

Në anën tjetër është cështja e zëvendësimit të Ryan Fraser me James Forrest. Fatkeqësia e Fraser është se luan në të majtë të mesfushës në një Skoci që ëhtë e fortë në atë zonë. Lojtari i Bournemouth nuk ka qenë fare komod kundër Belgjikës në të djathtë – ku është territori i shtëpisë për Forrest – aftësia e të cilit për të kontribuuar prapa është rritur shumë gjatë kohës së Brendan Rodgers tek Celtic.

Një ndryshim i sigurtë në krahasim me ndeshjen ndaj Belgjikës është prezenca në portë e Allan McGregor, pavarësisht se kundër Belgjikës McLeish kishte preferuar Craig Gordon. Sic duket është shenjë e fatit, McGregor dhe Gordon janë të vetmit lojtarë që janë përballur me Italinë 11 vjet më parë, ende në aktivitet.

Skocia (i mundshëm, 3-4-2-1): McGregor; Souttar, Mulgrew, Tierney; Forrest, McGinn, Snodgrass, Robertson; McGregor, Armstrong; Griffiths (Naismith).

Shqipëria (i mundshëm, 4-2-3-1): Strakosha; Hysaj, Djimsiti, Mavraj, Binaku; Xhaka, Basha; Gavajaz, Memushaj (Lilaj), Hyka; Balaj.

Arbitër: Matej Jug (Sllovenia).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *