• |
ide | kryesore

Policia jep detaje/ Lirohen “të fortët” e Niklës, në qeli vetëm 5 persona

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit mësyu mëngjesin e së mërkurës në Nikël të Krujës, në një operacion të befasishëm në fshatin e të ashtuquajturit “grup i Niklës”, i përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale në harkun kohor të 20 viteve.

Policia ushtroi kontrolle në shtëpinë e Durim Bamit, i cili trazoi politikën shqiptare me atentatin e pretenduar ndaj deputetit Tom Doshi. Është liruar edhe Flamur Haka, një person me precedentë penalë.

Policia thotë se gjatë operacionit të policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës, u ushtruan kontrolle në banesat e Durim Bamit, Valter Bamit, Genc Pajtonit, Ylli Çangut, Marklen Hakës, Bedri Hakës, Skënder Lezës, Flamur Hakës dhe Zyber Bamit. 

“Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri pistoletë e markës Bareta, me Nr L95899Z, një armë zjarri revolver “Trident”, me nr 10883, 28 copë fishekë luftarakë me kalibër 9mm, 3 armë gjahu, një pushkë sportive pneumatike” – thotë policia duke konfirmuar se në përfundim do të qëndrojnë në qeli vetëm 5 persona. Bëhet e ditur se të arrestuarit janë Lutfi Haka, djali i tij Marklen Haka, Ylli Çangu, Skënder Leza dhe Valter Bami (vëllai i Durim Bamit). ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *