• |
ide | kryesore

Teatri/ Thirrje të hapur për garë, mazhoranca ‘tërhiqet’ nga Fusha, por jo nga kullat

Lajme, Të fundit
shalsi_1492840724-2173360.jpg



Ndërkohë që pritet që dekreti i presidentit për Teatrin të kalojë në Kuvend dhe pak pasi BE dha përgjigjen për çështjen e Teatrit, duke theksuar se ligji nuk shkel MSA, por duhet garë e hapur, komisioni përgjegjës është i gatshëm të bëjë ndërhyrje në projektligj, duke hapur garën për subjektet e interesuar.

Kreu i komisionit të veprimtarisë prodhuese, Eduard Shalsi tha se mazhoranca është gati ta përmirësojë ligjin dhe ftojnë subjektet e interesuar që të konkurojnë për projektin.

Ne jemi të gatshëm të përmirësojmë ligjin, thuhet që shkelet konventa ndërkombëtare e trashëgimisë, me të cilat ne nuk jemi dakord, kurse pika që do ndërhyjmë është që të mos jetë një subjekt, por të kemi thirrje të hapur për cilindo subjekt të interesuar për ta zhvilluar si projekt. Pra ne ti japim të drejtë çdo subjekti që aspiron, ka koncept për ta zhvilluar nga pikëpamja urbanistike atë pjesë, që është edhe TK brenda”- tha Shalsi.

Por në fjalën e Shalsit, edhe pse pranohet tërheqja nga një subjekt i vetëm për projektin (Fusha sh.p.k), duket se ideja e mazhorancës për të ndërtuar një teatër të ri dhe disa godina multifunksionale në favor të privatit vazhdon të jetë qëllimi kryesor i gjithë kësaj zhurmënaje. Pra, sipas Shalsit dhe mazhorancës, ndërtimi i një Teatri të ri është e lidhur ngushtë me ndërtimin e disa kullave pas tij, kusht të cilin pushteti aktual duket se e ka të panegociushëm.



9 Comments

  1. Kush eshte ky autoritet publik qe do bej thirrje per gare mbi toka publike e private qe nuk i ka ne dore, per nje projekt qe nuk e ka?!

  2. Firma Fusha ka vitte qe operon ne treg. Ka treguar se jane korrkte dhe kryejne punime me cilesi. Kane experience nuk jan firme fantazme. Kane punuar me Edin, me Lulin, tani me lalin. Nuk shikoj ndonje problem ketu.

  3. Ça rendesie ka nese e nderton Fusha apo dikush tjeter . Fusha eshte thjesht mbushes topi , rendesi ka qe te ndertohen kullat dhe automatikisht mbushen xhepat e te gjatit tone . Or pooooooopuuuuuuull ,,,,,,,,,,,,beeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  4. O tempora o mores…Ed Shalsi..thuaje edhe nje here ate frazen ..aman se na pelqeu shume..po te del kultura nga veshet..e gomarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *