• |
ide | kryesore

Princ William tregon problemet e tij me shëndetin mendor

Paparazzi, Slider



Gjatë eventit të lançimit të projektit “Mental Health at Work”, Princi William ka treguar më shumë për sfidat e tij me shëndetit mendor. Përpara se ai të angazhohej plotësisht në 2017 në statusin e tij mbretëror, ai ka qenë një pilot për “Royal Air Force” dhe një pilot ambulance ajrore për “East Anglian Air Ambulance”.

“Sheh shumë gjëra të trishta çdo ditë dhe fillon të mendosh që jeta është e tillë. Je tërë kohës duke u marrë me dëshpërim, trishtim dhe plagosje.Keqardhja shtohet dhe nuk je në gjendje të çlirohesh nga ajo, nëse nuk je i kujdesshëm.”- u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se është shumë e rëndësishme të kuptojmë problemet tona, dhe të kërkojmë ndihmë për t’i zgjidhur ato. Projekti i lançuar tregoi se sipas studimeve 48% e të punuësuarve vuajnë çrregullime të shëndetit mendor që shkaktohen nga puna.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *