• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen zbulon mënyrën për të luftuar depresionin

Paparazzi, Slider



Modelja Chrissy Teigen ka një metodë të pazakontë për t’ja dalë mbanë me depresionin pas lindjes.

Së fundmi modelja 32-vjeçare ka zbuluar në një intervistë se ka ngrënë plancentën e saj pas lindjes së fëmijës së dytë. Madje ajo beson se kjo është arsyeja pse ajo është ndjerë e lumtur pas lindjes dhe gjithë këto kohë.  Kur gazeterja u shpreh me skepticizëm për metodën e placentës, modelja ju përgjigj duke qeshur: “Seriozisht e ke? Kjo nuk është gjë normale? Unë jetoj në Los Angeles, është shumë normale. Madje ata e pjekin në skarë. Mund të provosh pak nga e imja më vonë”.

Gjithashtu ajo ka thënë se tashmë nuk i kushton aspak rëndësi linjave trupore, sepse për të është e rëndësishme të ndihet e lumtur dhe të konsumojë të gjithë ushqimet që pëlqen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *