• |
ide | kryesore

Video/ Harvey Weinstein pritet të dalë i pafajshëm

Paparazzi, Slider

dhe pse dosja me akuza për Harvey Weinstein nuk ka më vend për të tjera, gjykata e Los Angeles mendohet se mund ta shpallë atë të pafajshëm.

Së fundmi, Melissa Thompson, një ndër të parat që ka zbuluar se është përdhunuar nga producenti famëkeq, ka publikuar një video shqetësuese që po bën xhiron e rrjetit.

Në këtë video të xhiruar në vitin 2011, Melissa kishte një takim pune në zyrat e Harvey me stafin e tij, por ky i fundit u shfaq i vetëm duke i kërkuar punëdhënësve të mos i shqetësonin. Në pamjet e regjistruara me kamerën e lap top-it të 28-vjeçares, Harvey shfaqet duke u përpjekur të flirtojë dhe të prekë trupin e Melissa-s.

Në fillim të videos Harvey i afrohet asaj duke e përqafuar në mënyrë gati të çuditshme ndërkohë që nën zë thotë se kjo gjë i pëlqen shumë. Duke patur parasysh se ky është një takim pune, producenti nuk e merr aspak seriozisht pozicionin e vajzës dhe vazhdon të flirtojë duke thënë “je shumë e mirë” dhe “do të më lejosh të kem një pjesë tënden”.

Ai vazhdon ta prekë në mënyrë të pahijshme ndërsa sipas Melissa-s, në takimin e dytë që ndodhi po atë ditë, ajo pretendon se Weinstein e ka përdhunuar në dhomën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu