• |
ide | kryesore

Kampioni kroat rinovon me Inter deri në 2022

Sport



Inter ka nisur një projekt me Luciano Spallettin dhe kërkon ta cojë përpara, pavarësisht se rezultatet e këtij fillim sezoni nuk ishin ato që shpresonin zikaltrit. Tekniku megjithatë ka bindjen se ka krijuar një skuadër solide dhe drejtuesit e klubit ndajnë të njëjtin mendim, ndaj pjesët e cmuara kërkojnë ti blindojnë.

Marcelo Brozovic ka rinovuar kontratën me zikaltrit, ose më saktë mbetet vetëm fitma sepse akordi është arritur me mesfushorin kroat. Futbollisti dhe Inter kanë vendosur të bashkëpunojmë deri në qershor 2022, duke e shtuar edhe me dy sezone të tjerë mardhënien mes tyre.

Në këtë pikë, natyrisht do të preket edhe pagesa: Brozovic do të përfitojë tashmë 3 milionë euro në sezon. Para se të vendoset firma në kontratë, palt kanë për të përcaktuar edhe detajet e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *