• |
ide | kryesore

Douglas Costa humb mendjen: ja sa rrezikon të dënohet braziliani

Sport



Një goditje me brryl, një me kokë, pikërisht nën sytë e arbitrit e një pështyrje në fytyrë kundërshtarit, sjellin në fuqi VAR, që sanksionoi Douglas Costa me kartonin e kuq, për një episod të pakuptimtë në minutat e fundit të ndeshjes me Sassuolon.

Braziliani humbi mendjen në shtesën e lojës, duke bërë një xhest të shëmtuar, kundër Di Francescos (të dy u konfliktuan edhe në një kontrast loje pak më parë). Një sjellje që fillimisht i shpëtoi arbitrit, por jo telekamerave. Një karton i kuq që tani mund ti kushtojë shumë brazilianit.

Vetëm pështyrja konsiderohet sjellje e dhunshme dhe dënohet me tre javë, e nëse ndodh kështu Douglas Costa nuk do të jetë për ndeshjet me Frosinonen e Bologna e Napoli në Stadium. Por duhet patur parasysh se mbi brazilianin mund të rëndojnë edhe dy goditjet e dhëna.

Në mbrojtje të Douglas Costa, edhe pse duke e dënuar xhestin e tij, ka dalë tekniku i Juventus Allegri: “Pësoi një faull më parë – deklaroi tekniku juventin pas ndeshjes – por nuk duhet të binte në provokim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *