• |
ide | kryesore

Video/ CR7 u kthye, Stadium feston golin e parë të portugezit në portën e tij

F1, Sport



Dygolëshi i parë në Serie A. Ishte ajo që të gjithë prisnin, ndoshta vonoi pak, por erdhi në momentin e duhur: përpara Champions League, kompeticioni i preferuar i Cristiano Ronaldos. Juventusi fitoi 2-1 ndaj Sassuolos, por kjo kaloi në plan të dytë.

I pari me fanellën bardhezi nuk ishte ekzaktësisht një gol ‘si ato të Cristiano Ronaldos’, ndoshta një nga më të thjeshtët në karrierë, por edhe një nga më të festuarit e portugezit dhe i gjithë Allianz Stadium, që në minutën e 50 të sfidës me Sassuolo shpërtheu për të celebruar golin e parë të CR7 në Serie A.

Ronaldo shënoi në portën e stadiumit të tij, pikërisht aty ku kishte shënuar në mënyrë spektakolare me rovjeshatë vitin e kaluar. Për Topin e Artë goli i parë me Juventus erdhi pas 28 goditjesh, ekzakësisht si vitin e kaluar, kur e mbylli kampionatin në Liga me 27 gola.

15 minuta më vonë, Ronaldo tregoi dicka edhe nga repertori i tij: një e majtë në këndin e pambuluar të Consigli, që sigloi dygolëshin e tij personal të CR7, që preku kështu kufirin e 400 golave në karrierë në kampionatet kombëtarë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/27/27rk.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *