• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo, dygolëshi i parë me Juventus dhe menjëherë rekord…

Sport



Ronaldo bëri të shpërthejë Allianz Stadium dhe fshiu ethet e atyre që vazhdonin të numëronin ndeshjet pa shënuar të portugezit. Cështja e golit nuk ka qenë kurrë problem për CR7, ashtu si edhe arritja e rekordeve të reja. E kështu, dygolëshi i parë në Itali i jep kampionit portugez kënaqësinë e një tjetër rekordi. Ronaldo arriti kuotën e 400 golave të shënuar me klubet.

CR7 pozicionohet tani në vendin e 5 të kësaj renditje të vecantë: pjesa më e madhe e golave janë shënuar me Real Madrid (311). Me fanellën e Manchester United portugezi kishte shënuar 84 të tjerë, ndërsa 5 të tjerët janë ndarë mes tre të shënuar me Sporting Lisbona e dy të realizuar kundër Sassuolos.

Ronaldo është lojtari i pestë i historisë që arrin “kuotën 400”. Duke marrë në konsideratë kampionatet ku ka luajtur Ronaldo, vlera është e madhe, edhe pse është larg nga vendi i parë, ku ndodhet Josef Bican, i aftë të shënonte 518 gola, por në kampionate më pak kompetitivë si ai austriak e cekosllovak. Puskas është në kuotën e 514, ndërsa McGroory e Seeler janë shënjestra e re e portugezit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *