• |
ide | kryesore

Kur Robert Ndrenika ha një lugë çorbë të prishur

Të fundit

Ka paur një shprehje të famshme në një nga filmat shqiptarë të Socrealizmit: “Ha diku një lugë çorbë të prishur dhe pastaj vjell tërë jetën”. Këtë t’a kujton sot një nga korifenjtë e kinemasë së atyre viteve Robert Ndrenika, i cili vazhdon të “vjellë” për temën e Teatrit Kombëtar, për të cilën së paku duhet të kishte mirësinë të heshtëte. Pasi e kishte quajtur teatrin “Jeruzalemi i tij”, që kryqëzatat Rama, Veliaj, Fusha donin ta mbysnin, pasi deklaroi se atë do të arrinin ta bënin vetëm duke kaluar mbi trupin e tij, Robert Ndrenika, e drodhi pak. Ai doli me idenë se teatri duhej shembur, se për kullat që do ngriheshin nuk i interesonte, se mbështeste tetarin e ri dhe bishte besim tek “besa e shqiptarit” që i kishte dhënë Veliaj.

Deri këtu nuk ka sagjë të keqe. “Vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë mendim” thonë francezët. “Sidomos kur kanë edhe ndonjë përfitim”- i kanë shtuar shqiptarët.

Por me sa duket “ky ndryshim mendimi” po e torturon aktorin e madh i cilin nuk rresht së foluri pro njeriut i cili e bëri të dredhojë mendje. Duke parë shkollën Kosova, e cila për hir të së vërtetës është një shembull se si duhet të sillemi me Tiranën, Ndrenika nuk ka duruar dot më dhe ka uruar që kështu të ndodhe edhe me tatrin.
Ai i ka uruar “Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj. Ju përgëzoj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën “KOSOVA”. Duke përdorur shprehjen e një mikut tim që thotë “Krahasimi është pjesë e jetës” shpreh bindjen e plotë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet edhe më i mirë (me oborrin pa kulla). Edhe njëherë sukses në vazhdimësi! Robert Ndrenika (aktor teatri në pension)”, shkruan Ndrenika.

Dhe megjithëse mes dy krahasimeve nuk ka asnjë ngjashmëri, shkolla Kosova u rindërtua për të mos i lënë vend ngritjes së kullave, kurse teatri po shembet për tu lërtësuar ato, ndrenika nuk rri dot pa folur. Ashtu siç bën vazhdimisht që kur ka gëlltitur atë lugën e çorbës së prishur e cila e bëri t’a dorëzojë “Jeruzalemin” tek kryqëzatat.

©Lapsi.al

10 Comments

  1. Corben e ka ngrene Andi me syte blue! Zonjusha e shitur tel sali u nga Vicidoli! Ndryshuan koherat! Dikur saliu u be doktor qe t’i lante bythkat andit sot Kapo-bushati servil i tij!

  2. Roberti tashme eshte pjese e skenarit te Lali Erit. Roberti eshte nje aktor. Dhe aktor shume i mire.
    Te qenurit aktor nuk e ben njeri te ndershem, apo njeri te paster, apo njeri te pakorruptueshem, apo njeri te dlire , apo njeri liberator, apo njeri revolucionar, apo Vasil Laci, apo Vojo Kushi , apo thjesht nje njeri me vetmohim.

    Roberti eshte shqiptar. Aktor shqiptar .

    Roberti nuk eshte ndergjegja e kombit. As ndergjegja urbanistike e teatrit , apo e artit shqiptar ne pergjithesi.

    Roberti si nje aktor ka nje ndjenje per teatrin, per zyren, per skenen, per vendin e punes. Per punen. Njesoj si cdo njeri ne zyren e tij per punen e tij. Ndoshta jo te gjithe bertasin dhe e quajne zyren jerusalem kur i nderrojne zyren apo vendin e punes, edhe pse ne pension.

    Roberti mund te kete luajtur rol arkitektesh apo prefektesh, por nuk eshte arkitekt, urbanist, nuk eshte historian , ekonomist, bashkiak, etjapo i fushes dhe lemes qe do te trajtonte me kompetence ceshtjen e teatrit nese duhet prishur apo jo.

    Per ta thjeshtuar, Roberti ka qene staff i teatrit kombetar. JO PRONAR,

    Atyre qe e lartesuan figuren e Robertit kur kundershtonte prishjen e teatrit , a thua se ia kishte lene Petro Ndrenika, tani duhet te kundershtojne lartesine ku e ngriten vete Robertin. Duke i lene ne dore autoritetin moral qe ngaterrohet me ate ligjor qellimisht per prishjen e teatrit

    As i pari as i fundit qe shitet apo qe blihet. Ca te tjere psh u kan ber presion per teatrin me shullazin , ca i kan blere. Pushteti perdor te githe mjetet per te arritur qellimin. Roberti ishte nje mjet. Ndoshta i vendosur aty qellimisht qe ne fillim, ndoshta i zgjuar dhe ka marre nje perfitim, ndoshta ka ngeren presionin, ndoshta ka nderruar mendim , tek e fundit mosha ia lejon te tilla mendime apo qofte dhe lajthitje.
    Ama, ne asnje rast ceshtja e Teatrit nuk varet nga aktoret, por nga respektimi i ligjit dhe i shtetit ligjor nga abuzimi i pushtetit te radhes me pronat publike me kujtesen historike, me vlerat qe keto ndertesa mbartin per nje shoqeri edhe pse difektoze si e jona.
    Ne plan te dyte Rama me Rilindjen e tij te qelbur, po tregon se cfare niveli njerezor ka ne te vertete komuniteti i aktoreve, cfare vlerash kane si njerez dhe jo ato qe mendojme duke u nisur nga Rolet ku aktoret aktrojne.

  3. Cfar keni me Robertin? Akoma po ngrysim jeten me batutat e tij. Nuk late nje njeri pa perlyer per te mbrojtur nje renoje qe dhe fasada ngja me teper me nje kishe katolike. Sa veshtire e keni te pranoni te rene dhe ndryshimin. Rini aty ku rrezikoi per kancer.

  4. Poshtersia e Lapsi dhe komentuesit qe shajne Ndreniken e kalon mendjen njerezore shqiptare! Deri dje,kur Berti mbronte teatri ai ishte hero! Sot? Dredhe like! Mund te mos jeni dakort me te por perdorni fjalor shqiptar jo ate berishian! Injoranca eshte pjese e pandare e saliut!

  5. Mos ngatarroni Robertin aktor ne skene me ate aktor ne jete. Ai ka qene dhe ngelet nga aktoret me te mire qe kemi pasur, por mos i dilni perkrah kur ai ju paraqit publikut si njeri pa integritet. Eshte e vertete luga e corbes se prishur dhe e ka ngrene jo vetem ai por shumica e shqiptareve

  6. roberti sa gjermanet ka vra ne filmat e monstres enver ,dhe sa stalinin ka lacderuar nuk ka vend bota pos me stalina,edvina,balla e erionka velina.mut komb mit roberta mut negjmije mut ermala qe te gjith bej ram-palla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu