• |
ide | kryesore

Prindërit e fëmijëve ngrihen në protesta, mbyllen dyert e shkollave në Shijak nga amortizimi

Lajme, Të fundit



Rreth 150 nxënës të arsimit 9-vjeçar në Borakaj të Shijakut kanë bojkotuar mësimin. Shkak është bërë zhvendosja e tyre në një shkollë në Maminas, pasi shkolla e fshatit të tyre është jashtë fuskionit sepse është e amortizuar.

Të shoqëruar nga prindërit, fëmijët kanë protestuar sot para bashkisë se Shijakut, ku kërkuan rikonstruksionin e shkollës “Adem Sabli” në Borakaj.

Ata thonë se kanë shumë të vështirë të shkojnë në shkollën ku janë zhvendosur pasi rrezikojnë të aksidentohen.

“Është e patolerueshme, klasat e para mësim deri në darkë, jashtë çdo logjike.”

“Prej një viti nxënësit janë zhvendosur në Maminas, nuk kemi mundësi të çojmë në shkollë fëmijët.”

Në shkollën “Adem Sabli” mësonin rreth 150 fëmijë të katër fshatrave përreth.

Vitet e fundit shkolla është amortizuar dhe është e papërshtatëshme për të zhvilluar aktivitetin mësimor.

Nxënësit dhe prindërit e tyre kërkojnë rikonstruksionin e shkollës ndërsa kërcënojnë se do të vazhdojne të bojkotojnë procesin mësimor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *