• |
ide | kryesore

Video/ Në mbrëmjen e madhe të Champions, Ronaldo debuton me të kuqe

F1, Kryesore, Sport



E gjithë bota priste debutimin e Cristiano Ronaldos, por Brych e njollosi një mbrëmje të gjithën të cuar dëm për nga arbitrimi me një karton të kuq, që ndërpreu sfidën e parë të Champions për CR7 me fanellën e Juventus në minutën e 30. Kartoni i parë i kuq për portugezin në 154 ndeshje në kompeticion dhe polemikat nuk pushojnë. Me VAR gjërat do të kishin shkuar ndryshe.

Megjithatë Juventus edhe me 10 lojtarë është shumë fortë për Valencian dhe me dy 11 metërsha të realizuar nga Pjanic rrëmben tre pikët e para në transfertë. Në fund Szczesny pret edhe 11 metërshin e Parejos, për të ruajtur të paprekur portën.

Në Grupin H triumfon edhe Manchester United, që merr vendin e parë me suksesin 0-3 në fushën sintetike të Young Boys. Dygolësh i Pogba dhe Martial i kanë dhënë arsye të buzëqeshë Mourinhos.

Në Grupin E, i bashkohet Ajax edhe Bayern Mynih, që e zgjidh shumë shpejt me Benfikën. Lewandowski hapi serinë e goleve, ndërsa Sanchez hipotekoi rezultatin.


Surprizën e madhe e bëri Lyon, që shkoi të fitonte në Manchester, duke mundur City 1-2. Francezët marrin kryesimin e grupit, ndërsa Citizens e mbyllin, duke kthyer sindromën e dështimit europian që ka shoqëruar anglezët kohët e fundit.


Shumë e thjeshtë për kampionët në fuqi kundër Romës. Real Madrid imponohet me marshin e duhur në kompeticionin ku ka dalë fitues në tre sezonet e fundit radhazi. Isco, Bale dhe Diaz kanë shkatërruar shpresat e tekniku Di Francesco për të bërë figurë të mirë në Bernabeu.



REZULTATET E NDESHJEVE
Champions League – Grupi E
Ajax 3 – 0 AEK Athens
Benfica 0 – 2 Bayern Munich
Champions League – Grupi F
Shakhtar Donetsk 2 – 2 Hoffenheim
Manchester City 1 – 2 Lyon
Champions League – Grupi G
Real Madrid 3 – 0 Roma
Viktoria Plzen 2 – 2 CSKA Moscow
Champions League – Grupi H
Valencia 0 – 2 Juventus
Young Boys 0 – 3 Manchester United



5 Comments

  1. Ej cuna sa i ngjan ky pederasti lulit edhe ne faj edhe qan si zorraxhi si luli ne proteste edhe i dhjere e cirret si kurve

  2. Jam tifoz me Milanin por kartoni kuq ishte pa vend dhe ky eshte mendimi i shume komentatoreve dhe specialisteve te futbollit. Ka vite qe ka nje tendence kunder ekipeve italiane ne kupat e europes dhe ndaj kombetares se Italise, per te mos harruar turpin Blater qe refuzoi ti jepte kupen e botes Italise

  3. Nuk fola per mamin tend o toc,por duhet te kete nje lidhje mes lulit mamit dhe teje qe e mbron or toc kuklle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *