• |
ide | kryesore

Champions League, Cristiano Ronaldo rrezikon nga një deri në tre ndeshje dënim

Sport



Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen e Champions League kundër Valencias mund ti kushtojë Cristiano Ronaldos nga një deri në tre ndeshje skualifikim. Shumë do të varet nga raporti i arbitrit gjerman Felix Brych. CR7 ka marrë një të kuq direkt, por për të kuptuar si do të gjykohet është e nevojshme të kuptohet mënyra se si do të klasifikohet xhesti i portugezit. Kodi i disiplinës së Uefa parashikon një javë pezullim për “sjellje antisportive”. Në këtë rast Ronaldo do të mungonte vetëm në sfidën me Young Boys.

Është ndryshe rasti i gjykimit nëse arbitri, në sugjerimin e asistentit të tij, e ka klasifikuar episodin si “sjellje të dhunshme”. Në këtë rast rregullorja parashikon tre javë skualifikim. Por për këtë situatë Uefa parashikon edhe përdorimin e provës televizive, edhe kur arbitri e ka parë rastin personalisht dhe gjykuar me mendimin e tij.

Nëse Ronaldo do të dënohej 3 ndeshje, atëherë do të mungonte jo vetëm në takimin me Young Boys, por edhe dy ndeshjet me Manchester United. Vendimi i Uefa do të jepet të enjten ose të premten.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *