• |
ide | kryesore

Gashi: Shqiptarët kanë ardhur nga hiçi dhe i duan të gjitha

Paparazzi, Slider



Gashi është një nga reperat e rinj më premtues në tregun muzikor amerikan dhe ne nuk mund të ishim më krenar për artistin me origjinë shqiptare. Ai ka ardhur nga një rrugë me gjatë me shumë vështirësi për të nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografikë të Jay-Z. Momentalisht reperi është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të tij me French Montana dhe Dj Snake- Creep on me. Pikërisht për këtë këngë ai ishte i ftuar në një intervistë me MTV dhe një nga pyetjet që i ka bërë gazetari ishte për origjinën e tij shqiptare.

“Ti je shumë krenar për rrënjët e tua shqiptare apo jo?”-e pyeti gazetari-“Njerëzit po e njohin gjithmonë e më shumë faktin dhe faktin që Dua Lipa është shqiptare. Një tjetër artiste që bën shumë për komunitetin dhe që ne e duam, Bebe Rexha, vjen prej andej. Gjithashtu Rita Ora.”

Reperi ju përgjigj se” Po, po jemi bërë si Avengers. Jam shume krenarë që të gjithë jemi duke bërë kaq mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *