• |
ide | kryesore

Mazhoranca voton prishjen e Teatrit, miratohen amendamentet e PS, mungon opozita

Lajme



Teatri kombëtar do të shembet. Ky ka qenë vendimi i maxhorancës parlamentare e cila ka miratuar në seancën e sotme plenare amendimet në ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar. Me 75 vota pro maxhoranca pranoi dekretin e presidentit të republikës, dhe menjëherë nisi votimin e amendimeve të saj për teatrin. Sipas amendimeve të miratuara në Komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese hapet gara për realizimin e projektit si dhe zhvillimin e zonës në qendër të kryeqytetit.

Shumica u tërhoq nga ligji i posaçëm i propozuar më parë nga Qeveria, pasi hasi në kundërshtime nga Komisioni Europian, i cili në letrën dërguar autoriteteve shqiptare theksonte se i inkurajonte ato “që të ndjekin pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe të sigurojnë qasje jodiskriminuese në treg”.

Dje opozita e bashkuar i dërgoi një letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ku i kërkonte të mos përfshijë në seancën e sotme ligjin për teatrin. Në letrën e përbashkët që dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kanë dërguar Ruçit thuhet se “miratimi ‘pro’ i Dekretit të Presidentit, sjell automatikisht rrëzimin në tërësi të ligjit.” Po dje kreu i PD-së Lulzim Basha pati një takim me artistë, intelektualë e qytetarë për çështjen e Teatrit.

Pas takimit Basha iu bëri apel deputetëve të Rilindjes të mos e votojnë sot ligjin për Teatrin, një ligj antikushtetues sipas kreut të PD-së. Votimi i amendimeve, tha Basha është një grusht shteti, ndërsa theksoi se të gjithë deputetët që do i votojnë do konsiderohen politikisht nga opozita si terroristë shtetërorë.

 



7 Comments

  1. Asnji gjo se gjen
    Me kte opozite
    Inshallah fiton prape te ngrere nja dy Kulla te piramida e e hoxhes.

    1. jo ishalla i fiton.. por eshte e sigurte qe i fiton.

      Nuk e shef ti.. ai Lulush debili sot qe duhet te ishte ne parlament dhe te luftonte fort kundra ketij ligji.. shkon ne Vlore dhe bon dhe deklarata bombastike qe ai qe e voto kete ligj do quhet terrortist. Ja pra ligjin e votun ne javen tjeter do jen duke pi kafe bashk ( me terroristat)

      Rama ne Bahsha me duket se i rakordojn gjonat bashk .

  2. Kush jane keta qe vete vulosin, e vete vendosin?Kjo po trego qe po c;montohet demokracia me vote banditesh, hajdutesh, e servilesh. Populli nuk ekziston per keta, ketyre u eshte erresuar mendja e aresyeja, kane marre hurin e diktatures dhe thone me kete do bejme demokraci. Diktatore te moderuar me mashtrimet politike. Kjo duhet te kete fund, nese keta do rrine akoma ne pushtet, duhet te recitohen vargjet e NOLIT, por te modifikuar,,,,Shqiperine e mori RAMA, i vu zjarr,,,,,,,

  3. Po ti i shoqerise ushtarake;;; e padronit, je opozitar, apo ushtar i rilindjes? Se keshtu i ka bere keta shoqeri civile, se jeni si bishti i qeverise, e nuk ndiheni per as me te voglat shqetesime te popullit, akur keta mafioze shkelin ligjin. Opozite ka, e shoqeri civile s;ka. Hani e merni ndonje thele nga qeveria, e rini ashtu sic keni ndenjur deri me sot, urte, e bute,,,, ju rrofte e meri si shoqeri, se vetem ashtu sjeni, e skeni qene. Me opoziten jane bere tere denoncimet, a me ju kjo qeveri fle rehate, se ju ka punesuar, e po vidhni taksat e popullit edhe ju, BATAKCINJ.

  4. Besoj se ka firmos fundin e vet.
    Tafmaja madhe te le pa gje.
    Do ti ngecin ne fyt keto milionat e fundit.
    Nuk do ti haj dot, por do vjedhi dhe te tjerat me duket. Nje kokefortesi dhe insistim deri ne injorance. Po punon forte me i vene punet perpara, qe 2021 ta gjej me leke mjaft, qe mos preket nga SPAK. Pp besoj se kot lodhet, se sado leke qe te kete, nuk do ti pijne uje. Fati Zahos

  5. Vazhdoni te hani MUT ju sa popull kishte ne proteste,ku ishte luli per karkaleca ne vlore,nuk ka bythe te votoj as kundra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *