• |
ide | kryesore

Ronaldo shkatërron çmimet: 680 euro bileta në treg për të parë CR7

Sport



Efekti Cristiano Ronaldo për të cilin është folur shumë dhe do të vazhdojë të flitet, vazhdon të tregojë frytet. Në Frosinone për ndeshjen e mbrëmjes kundër bardhezinjve të Juventus, cmimet e biletave kanë shkuar në qiell, me tribunën VIP që ka prekur shifrën 300€, por shifra që bën lajm është ajo me të cilën shitet një biletë në tezgat në rrugën Benito Stirpe: 680€.

Sipas asaj që raporton Il Giornale, vendasit janë gati të bëjnë cmenduri për të parë një kampion të kalibrit të Cristiano Ronaldo në fushën e tyre. Prej vitesh ardhja e Juventus i kushton shtrenjtë tifozëve, por këtë vit ka kapur shuma vërtetë të ndaluara. Vetëm se shifra e cmendur e kërkuar nuk i ka trembur tifozët e Frosinones. Ata ëndërrojnë një tjetër mrekulli sportive kundër bardhezinjve, pas barazimit në Stadium pak vite më parë me golin e Blanchard.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *