• |
ide | kryesore

Dosja ‘Shullazi’, reagon ambasada amerikane: Mbështesim prokurorët e guximshëm

Lajme, Të fundit



Në Shqipëri, ambasada amerikane në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për cështjen ‘Shullazi’, tha sot se “populli shqiptar meriton një sistem drejtësie ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve”.

Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ambasada shton se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Pak ditë më parë, refuzimi i një grupi prokurorësh për procedurat e zëvendësimit të kolegut që ndiqte çështjen, çoi në kërkesën për hetim disiplinor ndaj tyre nga ana e Kryeprokurores Arta Marku, ndërsa tre u transferuan jashtë Tiranës në prokurori më të ulta. Ky vendim u cilësua nga prokurorët si në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që përmes një deklarate zonja Marku shpjegoi se ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrimet e tyre kushtetuese.



6 Comments

  1. Ka ik apo jo LUja? Ca bejn keshtu keta, more po na lini rehat se i zgjidhim vet punet tona si i kemi zgjudhur per bukuri keto 26 vjet. Sa inat qe na kan keta imperialistet? Dil o sali trimi tregoju pak vendin ketyre te ambasades qe fusin hundet ne punet e tua. Dil o trim ku je, nxire dhe bashen te bej si i fort. Dil e bej ndonje demostrat te rruga e elbasanit, dil o trim te shohim se sa trima ke me vete.

  2. Po lexoj kete komentuesin e fundit, qenka humorist i tavolines se trapit te qeverise, mundet edhe klloun, por me shume ndonje qe paguhet ne pastrimin e halese te qelbanikut. Sot nuk folet asper z Sali, e asper ndonje tjeter, por flitet per katrahuren e qeverise se qelbesirave, per megallomanine e hajduteve e drogmeneve qe s;paskeni te ngopur. Tufa zabrahane, e ketyre qe ju mbroni , ethemi, e do e themi duhet te shporret, e ketu nuk presim as nga ndonje politikan qe ju e perfolni, por as edhe nga servile, sherbetore te qeverise, mos na ngaterroni me vehten tuaj, qe jeni si kope,,,,si ne parlament, ashtu edhe atje ku militoni qe ju ve para kallami e ju shpon te gjitheve e ju ve ne rradhe. Kete, menyre e keni nga e shkuara,e andaj quheni,,,TUFA E KUQALEVE..

  3. Deri tani vetem nje trim doli. Po ishalla eshte trim vertet e jo trim ne internet. O FAX vrije pak mendjen, pse i dalin gjithmon kundra ata te rruges se elbasanit politikes se pd? Dhe per rastin konkret ke ndonje ide.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *