• |
ide | kryesore

FOTOT/ Fatmir Xhafajt i rikthehet buzëqeshja në parlament

Lajme, Të fundit



Ministrin e Brendshëm e kemi parë të zymtë në seancat parlamentare të muajve të fundit. Dhe nuk ka pasur shumë arsye për të qeshur për Fatmir Xhafajn, të cilin skandalet e kanë shoqëruar që kur mori detyrën si ministër. Në fillim dosja e të vëllait, Agron Xhafajt, pastaj mungesa e rendit dhe sigurisë në vend për shkak të vrasjeve dhe aksidenteve dhe më pas trafiku i drogës që i uli ritmet, por nuk u ndal.

Të gjitha, nota negative për imazhin e tij si politikan, por edhe për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, që më në fund, kreu një operacion për të qenë, siç ishte goditja e grupit Bajri. Ndaj duke përfituar edhe nga mungesa e opozitës në parlament, Xhafaj është shfaqur në humor në parlament. Natyrshëm, më e impresionuara, ka qenë shkodrania Senida Mesi, siç duket edhe nga fotot.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *