• |
ide | kryesore

Milan, mbrojtja është një problem: që tani 7 gola të pësuar në kampionat

Sport



Zelli realizues i Higuain, frymëzimi i Suso dhe depërtimet e Bonaventura-s: Milan duhet të riniset nga këtu, i vetëdijshëm që diçka duhet sistemuar gjithsesi për të mos u rrëzuar në raste të tjera të ngjashme.
Kjo diçka përfaqësohet nga mbrojtja, me siguri reparti më në vështirësi në këtë sezon: janë shtatë golat e pësuar në katër ndeshje, dhe ky nuk është një fakt që mund ta lërë të qetë Gennaro Gattuso.

Trajneri kalabrez mund të ndryshojë disa intrepretues të rolit, duke nisur që nga ndeshja me Empoli: dyshja Musacchio-Romagnoli nuk ka bindur dhe në krye për të marrë vendin e argjentinasit është Caldara, as i grumbulluar për takimin e fundit. Nëse do të rikuperojë do të jetë ai i favorizuari për të drejtuar repartin.

Do të duhet një ndryshim marshi për të bërë kthesën nga një tendencë negative: këtë vit mesatarja e golave për ndeshje është 1.28, ndërsa sezonin e kaluar, që kur Gattuso u bë trajner i kuqezinjve ishte 1 për ndershje (të dhënat i referohen vetëm kampionatit).

Hera e vetme në sezon që ka parë Milanin të mbyllë ndeshjen me portën të paprekur ishte takimi i Europa League kundër Dudelange, klubit luksemburgas debutues në një kompeticion UEFA. Kjo tregon gjithçka, alarmi tashmë është ndezur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *