• |
ide | kryesore

Miratohet dekreti i Salvinit, ndryshimet në politikat e emigracionit

Planet



Dekreti “Salvini” është miratuar sot nga qeveria italiane dhe do të ketë ndryshime të mëdha në lidhje me politikat e emigracionit.

Dekreti vendos heqjen e së drejtës së azilit për motive humanitare. Në vend të saj do të lejohet dhënia e një leje qëndrimi të vecantë vetëm për viktimat e dhunës në familje, viktima të  rasteve të rënda të shfrytëzimit në punë, personave që vijnë nga vende të përfshira përkohësisht nga një fatkeqësi natyrore e për persona që kanë nevojë urgjente për kura mjekësore.

Nuk do të kenë të drejtën e azilit politik të gjitha ata emigrantë që kryejnë krime penale e do të rishikohet e drejta e nënshtetësisë për të gjitha ata emigrantë që kanë amrrë shtetësinë italiane e kanë probleme me drejtësinë.

Emigrantët që janë dënuar në shkallë të parë apo konsiderohen me rrezik për sigurinë sociale do t’u ndërpritet kërkesa e statusit të tyre.

Ligj të ri do të ketë dhe për kohëzgjatjen deri në riatdhesim, i qëndrimit në kampe të emigrantëve klandestinë. Sistemi i strehimit të azilkërkuesve do të reduktohet duke u limituar vetëm për refugjatët që kanë marrrë të drejën e mbrojtjes ndërkombëtare apo për emigrantët minorenë të pashoqëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *