• |
ide | kryesore

Basha publikon videon: Vetting në politikë pa vonesë, Rama gënjen

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video në facebook, duke risjellë disa nga deklaratat e kryeministrit Rama. Pas çdo deklaratë të Ramës në video thuhet se ai gënjeu.

Basha thotë se “Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Veting në politikë pa vonesë!”

“Dy vjet më parë Edi Rama mohoi mbjelljen e të gjithë vendit me kanabis. Edi Rama gënjeu. Tre vjet më parë Edi Rama mohoi se kishte futur kriminelë në kuvend. Edi Rama gënjeu. Sot Edi Rama kundërshton vettingun në politikë dhe mohon lidhjet me krimin. Edi Rama përsëri gënjen. Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Veting në politikë pa vonesë”, shkruhet në

videon e publikuar nga Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *