• |
ide | kryesore

83-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpi, ekspertiza: Është vrarë

Lajme, Të fundit



Gruaja 83-vjeçare, Floresha Shkurti, e cila u gjet e vdekur sot në Durrës është vrarë. Ky është konkluzioni që ka arritur ekspertiza e policisë dhe mjeko-ligjorëve të Durrësit.

“Neës 24” raporton se gruaja është goditur në kokë dhe ka qenë pikërisht kjo goditje që i ka shkaktuar vdekjen. Ende nuk dihet mjeti i përdorur që i ka sjellë dhe vdekjen të moshuarës.

I dyshuari kryesor i krimit është nipi i 83-vjeçares, i cili jetonte me të. Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe të afërm të tjerë të viktimës për të zbardhur të plotë ngjarjen.

“Më datë 27. 09. 2018, në lagjen Nr. 16 Durrës është gjetur pa shenja jete në banesë shtetësia F. Sh., 83 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e Policisë.



2 Comments

  1. Nuk ka me tabu ne kete vend per njerezit e peshtire , çnuk po na shohin syte e po na degjojne veshet .
    Jepini , mos lini maskarrallik pa bere o ndyresira .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *