• |
ide | kryesore

Emiliano Nuhu nuk është frikacak. Ai iku se u tradhëtua

Blog

Dritan Lamaj u vra në shkurt 2013. Pak muaj pasi shokët e tij e lanë krejt vetëm dhe nuk i morën parasysh pretendimet e tij se ishte kërcënuar. Gjatë vjeshtës e dimrit 2012, në Tiranë po shëerndaheshin letra fletërrufe. Ishin kundër kryekomisarit, që e konsideronin jo paqeëor me bizneset. Dihej kush i organizonte, dihej kush dirigjonte. Megjithatë, për të mbrojtur policinë e shtetit, mbajtësin e uniformës që nuk duhet ta prekë askush, nuk u mor asnje masë. Përkundrazi, u lëviz nga komisariati dhe e çuan specialist në polici të shtetit. Për disa muaj, Dritanit i kthyen shpinën. Sa ishte gjallë askush nuk e besonte se ai ishte në rrezik. Kur u vra, e shpallën deshmor…


Akoma i duhen deshmorë policisë që të bindemi se kush të kërcënon të vret dhe nuk tregon barcaleta?


… Emiliano Nuhu, nuk ishte frikacak dhe mos guxoni ta quani të tillë! Duhet të pyesni ish drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako për kohën kur Emiliano Nuhu shërbeu si i infiltruar në operacione antidrogë. Pas një aksioni ai u transferua nga Vlora në Fushë Krujë.

Emiliano Nuhu nuk iku nga Shqipëria prej frikës. Iku se u tradhëtua, nuk u mor seriozisht, nuk u dëgjua nga kolegët. Emiliano Nuhu kishte vendosur të jetonte në vendin e tij, siç më treguan shokët e tij sot. Ai kishte marrë një kredi, kishte blerë shtëpi në Unazën e Re dhe dosjen e vajzës ia kishin deleguar pikërisht sepse nuk e merrte askush në atë zonë. Mjafton të pyesni veten përse, përse dreqi e mori, vajza denoncuese nuk e dorëzoi kallzimin në Fushë Krujë por në Tiranë. Mjafton të pyesni, dreqi e mori, se përse është nën hetim G.Ç? Çfarë detyre nuk kreu, mos vallë nuk mori denoncimin e të dhunuarës? Në qoftë kështu përse nuk e mori denoncimin?

Une e njoh krimin, e di si vepron krimi në Fushë Krujë, Lezhë, Laç e Fushë Arrëz. Ndoshta dikush do më japë të drejtë për çka them. Disa personazhe të krimit në këtë zonë, nuk kanë nevojë për politikanë përkrah kur mbyllin “punët e tyre”. U mjafton emri që kanë, u mjafton miti i ngritur. E kundërta, politika ka patur nevojë për ta.

Por ama, përse duhet të besojmë se polici nuk është kërcënuar? Sepse nëse ai e kishte jetën profesionale fushë me lule në Fushë Krujë, përse atëhere u transferua në Berat? Mos më thoni për nostalgji të qytetlindjes?…

2 Comments

  1. Dritanit nuk i kthyen shpinen shoket. Dritani pati konflikte me deputetin e zones Tahirin fhe Frrokun qe i vdiq gruaja, madje e shkrepi vete ai armen! Eshte po i njejti Tahir qe arrestoi Zaganin. Dritani Donte te binte ne sy te Saliu qe ja vlente per drejtor.
    Zaganin e ka marre makina e ambasades amerikane nga ambjentet qe Tahiri e mbante te arrestuar dhe e ka shoqeruar ne Rinas sepse ja
    dinte fundin. Ka dokumenta per te gjitha keto. Por duhet vrare Artan Hoxha qe gjoja ben gazetarin investigativ dhe ben diversiobne te paguara me shuma te majme. Artikulli i perafrohet rrealitetit gjithsesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu