• |
ide | kryesore

Facebook në alarm, sulmohen rreth 50 milionë llogari

Planet



Rreth 50 milionë llogari të përdoruesve të Facebook janë sulmuar. Lajmin e raporton BBC duke cituar burime brenda kompanisë Facebook, e cila shpjegon se sulmuesit kanë shfrytëzuar opsionin ‘View As’ për të marrë kontrollin e llogarive të njerëzve. Shkelja u zbulua ditën e martë dhe për këtë është në dijeni gjithashtu edhe policia. Tashmë gabimi është fiksuar thotë kreu i sigurisë së Facebook, Guy Rosen, duke shtuar se hetimet kanë nisur dhe do të përcakohet nëse llogaritë janë keqpërdorur apo jo. Ai shton se për momentin ende nuk dihet kush qëndron pas këtyre sulmeve.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *