• |
ide | kryesore

A do të shitet Telekom Albania? Reagon Grupi OTE: Jemi në bisedime me disa palë

Lajme, Të fundit



Cozmote, pjesë e grupit OTE në Greqi, që zotëron 99.76% të aksioneve të operatorit të dytë më të madh të telefonisë celulare në vend, Telekom Albania, ka pohuan se ata janë në proces vlerësimi dhe diskutime me disa palë për shitjen e Telekom Albania, por nuk ka ende asnjë rezultat.

“Bazuar në prioritetet strategjike dhe dhe qëllimet e biznesit, grupi OTE në mënyrë të vazhdueshme rivlerëson asetet e veta, përfshirë ato që kemi në Shqipëri, dhe vlerëson mundësitë e tregut në mënyrë që të krijojë vlerë për aksionerët e vet, të sigurojë qëndrueshmëri dhe të çojë përpara interest e Grupit dhe njerëzve të tij.

Procesi i vlerësimit dhe diskutimet domethënëse me disa palë po vazhdojnë. Ashtu siç është në praktikën tonë të zakonshme, ne do të njoftojmë autoritetet dhe publikun në rast dhe nëse do të kemi ndonjë gjë thelbësore për të njoftuar”, tha në një prononcim të posaçëm, pas kërkesës së “Monitor”, Kostas Kanakaris, menaxher i lartë për marrëdhëniet me mediat dhe komunikimin në ΟΤΕ Group.

Më herët, e kontaktuar zyrtarisht nga “Monitor”, Telekom Albania nuk bëri asnjë koment. “Ne nuk kemi asnjë koment. Kjo është një çështje që i përket aksionerëve”.

Burime nga tregu bënë të situr se prej disa muajsh kompania është në procesin e “Due Diligence” dhe brenda tetorit pritet që stafit të brendshëm t’i komunikohet blerësi i ri.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *