• |
ide | kryesore

Deputeti i PS, Rrahman Rraja në Facebook: S’bëhem prokuror i djalit, i takon drejtësisë

Lajme, Të fundit

Pas akuzave publike dhe denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu se djali i tij e ka kërcënuar për të fshehur një përdhunim, deputeti i PS-së Rrahman Rraja ka reaguar sërish. Kësaj here përmes një statusi në ‘Facebook’ ai tha se nuk ka bërë kurrë presion ndaj policisë.


Rraja pohoi se ai nuk bëhej prokurori i djalit të tij, i cili qëndron pas hekurave nën akuzën e përndjekjes ndaj ish-të dashurës, Xhisiela Malokut, duke shtuar se kjo çështje i takon drejtësisë për të hetuar. Mes të tjerash socialisti tha se familja e tij dhe e vajzës që denoncoi djalin e tij, Rexhep Rraja, ka lidhje disa vjeçare, që për të mbeten të pandryshuara.


REAGIMI I DEPUTETIT
Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:
1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.

2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.

3. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.

4. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes.

Kujtojmë se sot deputeti i PS-së teksa u pyet nga gazetarët lidhur me çështjen në fjalë, tha se djali i tij nuk e kishte dhunuar vajzën, ndërsa shtoi se nuk do të tërhiqej nga grupi parlamentar i PS. Ngjarja në fjalë u bë publike pas një denoncimi që u publikua në faqen e ‘Facebook’-ut të ish-kryeministrit Berisha më 29 korrik.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë erdhi dhe dëshmia e oficerit Emiljano Nuhu, i cili pohoi se kishte lënë Shqipërinë pasi ishte kërcënuar me jëtë nga djali i Rrahman Rrajas.

7 Comments

  1. Natyrisht e Rrahmono,qe s’ke perse te terhiqesh nga grupi parlamentar i PS-s.
    Perderisa u largua Polici Emiljano Nuhu,automatikisht ai eshte fajtori!Ti “s’ke
    marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine”,ti ishe vetem organizatori i
    bandes qe bente presion mbi policine.Edhe Edvin Rama nuk merr pjese direkt
    ne aksionet partiake,por dergon sekserin e tij,Taulant Ballen.Ne protesten e 21
    Janarit 2011,Edvini u kujdes shume per alibine,nuk ishte ne protesten qe ishte
    llogaritur te derdhej gjak,por tek Kafja!

  2. Kelyshat e kurves, keni nje cop mandat qe as vete nuk e dini pse e keni marre. TI SKE QENE I ZOTI TE BESH NJE LIGJ PER TET BIR E JO TE BESH LIGJE PER POPULLIN.

  3. Mos i shihni fejzbukun, por shihni, e degjoni intervisten qe e dha ne zyrat e parlamentit, e kuptojeni se si xhongleron me alibite per te birin, e qe mos tju duket kaq moralist, ky baba krimineli, se do qe te ngrohi me shume karriken e deputetit qorri i bibes.

  4. pasi enveri ju beri kafsh e sala njerz dhe nuk kuptuat por zgjodhet kafshen edvin i cili zgjodhi ter nenproduktet e kafsheve baglat rosha,rraja,dosha,balla,artur busha,frroka,ndoka etj mir e keni.enveri bar ju parti enver,rama lesh ju parti edvin o sa mir po na dhin.

  5. Ky deputet …!
    Injoranca e tij nuk ka nevoje per koment.Me keta injorant mburret Rame rilindasi ?
    Por mos e injoroni kete popull ,urrejtja eshte aisberg…

  6. Jo mer fare e keqe. Nuk te kerkon njeri te behesh prokuror i tet biri.
    Te kerkojme qe ne se te a mbetur pak cipe te jaesh dorheqjen se nuk ke sy e surrat tèu dalesh njerzve perpara.
    Kjo eshte me e vogla qe mund tebesh.
    Po cfare ti bej une njerzve te asaj vajzes qe jane te vdekur e te pakallur ne varr. se te qe, qofte dhe komshija ime, te fusja andej nga ke dale futyre e ndyre.
    Ke kurajo ti dhe del ne intervista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu