• |
ide | kryesore

Shpërthejnë flakët në anije, 335 njerëz të bllokuar në Detin Baltik

Planet



Një zjarr i madh ka shpërthyer në një anije pasagjerësh me 335 njerëz në bord në Detin Baltik.

Në anije ka edhe 37 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa lajmi konfirmohet nga ushtria e Lituanisë.

Një helikopter lituanez është dërguar tek anija dhe dy të tjerë janë në gatishmëri në rast nevoje.

Anija në të cilën ka rënë zjarr ndodhet 135 km larg nga Kaliningradi. Sipas “RIA Novosti”, ka informacione se një shpërthim ndodhi në dhomën e motorit të anijes. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por grupet hetimore po punojnë intensivisht për të përcaktuar të gjithë dinamikën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *