• |
ide | kryesore

Superiore/ Askush si Laçi: 7 ndeshje dhe asnjë humbje

Sport



Laci i Artan Mergjyshi i ka tejkaluar pritshmëritë që tani dhe provën e ka dhënë me të gjithë pretendentët për titull, i fundit i dorëzuar 1-0 përballë kurbinasve është Flamurtari. Ndoshta kanë qenë më pak të kuotuarit në start, por bardhezinjtë po tregojnë soliditet grupi, duke mos humbur shkëlqim edhe pas largimit të një si Myrto Uzuni.

Vlonjatët shpresonin ta kishin kaluar ngërçin, me fitoren me Kastriotin, por impakti në Laç ktheu në vëmendje veprimet mekanike e të parashikueshme të skuadrës së Dajës, që u vu në vështirësi si në topat inaktivë, mënyrë me të cilën pësoi edhe golin e Gjonit në minutën e 59, ashtu edhe në lojën në krahë.

Kurbinasit tani i bëjnë presion kreut me 13 pikë dhe një record pathyeshmërie që i motivon edhe më shumë.

Ngjitet në kuotën e 8 pikëve Tirana me suksesin e marrë 2-3 në Fushë-Krujë përballë Kastriotit. Kalon provën e parë nga dy në katër ditë Ze Maria, që nuk kishte kundështarin më të vështirë përpara, por sërisht vuajti duke shkuar në disavanatzh. Më pas një autogol dhe Blazhevski nxjerrin nga telashet brazilianin dhe fundosin krutanët me pankinën në ajër e Elvis Plorin që ka tre javë që është i gatshëm të largohet nga drejtimi i skuadrës.

Gjirokastra bëhet kalaja e fortë e Mezanit. Dy fitore në dy ndeshje në shtëpi për teknikun e ri të bluezinjve, që duhet të sistemojë sindomën transfertë. Luftëtari megjithatë ka marrë një fitore të cmuar 1-0 ndaj një rivali direkt si Kamza, duke e barazuar në vendin e 8 në renditje me 6 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *