• |
ide | kryesore

Nicki Minaj: Dhuna në familje dhe vendimi për tu bër kjo që jam (Video)

Paparazzi, Slider



Nicki Minaj ka ndarë me fansat disa nga përvojat e saj nga dhuna në familje. Reperja ka publikuar dy video në medat sociale nga dokumentari i saj i ardhshëm “Queen”.

Në një nga videot, Nicki rrëfen sesi kur ishte e vogël mulonte nënë e saj me krahë që ta mbronte nga dhunimi i babait të saj.

“Ndoshta disa njerëz më konsiderojnë si të besdishme dhe gërnjare apo çfarëdo sepse unë u betova që nga ajo moshë se asnjë njeri nuk do të abuzonte kurrë me mua, të thërriste emrin tim apo të më trajtonte ashtu,”-tha Minaj. “Dhe papritur kjo ishte jeta ime.”

Në një video tjetër reperja foli për mënyrën sesi përfshirja në një marrëdhënie dashurie abuzive ndikoi në aftësinë e saj për të bërë muzikë.

“Si do të mund të inspiroja të tjerët kur nuk kisha asgjë për të dhënë,”-tha 35-vjeçarja. “E lashë atë që të më ulte aq shumë saqë nuk mund të kujtoja madje se kush isha. Kisha frikë të shkoja në studio. Nuk besoja tek vetvetja.”

Minaj nuk e tregoi emrin e personit që e dhunoi.

Zhvendosja në Miami e ndihmoi dhe më pas u kthye në Neë York për të realizuar hite si “Coco Chanel” dhe “Good Form” që janë pjesë e albumit të saj “Queen” të lëshuar në gusht .

Ndërsa Minaj nuk ka zbuluar një datë se kur do të dalë dokumentari i saj ‘Queen’.

 

View this post on Instagram

 

#Queen The documentary – Coming Soon

A post shared by Barbie® (@nickiminaj) on

 

View this post on Instagram

 

#Queen The Documentary Coming Soon [Pt. 2]

A post shared by Barbie® (@nickiminaj) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *